Suplementi Pena Shqiptare/ Veprore Xhaja: Zëri i tundimit

603
Sigal

Murit me kokë do t’i bie,
në det do të luaj me gurë.
Bëje si unë edhe ti,
loja të mos mbarojë kurrë.

Pastaj mblidhemi bëjmë “shtet ”
:hajdutë, mashtrues, rebelë, kusarë.
Ti ndryshojmë ligjet, siç duam vetë.
të marrim, ç’kemi humbur, sa më parë!

Të marrim çfarë të mundim,
në vrimën e miut t’i fshehim,.
Të mos dëgjojmë çfarë thonë.
Ti mbyllim veshët, kur të lehin…

E ndajmë popullim më dysh,
të mbaj unë, sa më duhen, që fronin të ruaj,
Çfarë mbeten, merri ti!
Që të vinë rreth si gomerë e kuaj…