Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Veprore Xhaja

943
Sigal

Veprore Xhaja

“ME NJOFTO…!

Endrra nga unë ish larguar, kisha kohë që s`kisha parë,
Vetëm një ma prishi gjumin, kur e pash dy netë më parë..!

Hingëllimen e një kali e degjova, në oborr një kalë kish ardh,
Siper tij,mirë të dallova, ishe përmbi kalë të bardhë..!

“Zemra”-thash dhe u çova,të të shihja dhe një herë,
Po kur erdha ..kishe ikur, TI e kali ishit erë…..!

Jam me ty,ngado që shkoj..,me mua je kudo të shkosh..
Herë tjeter, kur të vish, mos harro …të më njoftosh..!

Si më ndodh mua kështu…?….TI vjen ,kur nuk të pres..
Kur unë vij, TI ….s`je aty…!.