Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Preç Zogaj

1131
Sigal

PREÇ ZOGAJ

Syt’ e tu

Syt’ e tu, syt’ e tu,
Me gjithë dritat që kam parë,
Me gjithë yjet rreze-ar,
Me gjithë lum-liqenet blu,
Shëmbëllejnë, syt’ e tu.

Qesh atje fytyra ime,
Shket një varkë me gëzime,
Fluturon një pulëbardhë,
Unë e ti të pandarë
Ti deti, unë lundërtar.

Ja erdhëm ne do ikim larg,
Lumturi e gjatë dhe fillestare,
Që tani gjokset po t’i hapim,
Rrugët tona mbushen me petale.

Shket një varkë,
Shketë nje varkë me gëzime

fluturon, një pulëbardhë,

ti deti, unë lundërtar…

Syt’ e tu,
Me gjithë dritat që kam parë,
Me gjithë lum’-liqenet blu,
Shëmbëllejnë, syt’ e tu