Suplementi Pena Shqiptare/ Namik Selmani: E dua shpirtin korçar

156
Sigal

Shpirti korçar

i aromatizuar me erën hyjnore të mollëve në altarë,

bekuar me magjinë e shkronjë shqipes së zjarrtë.

Këtu bëhesh kalorës në udhën e telave të kitarave,

me këngët e kosëtarëve të livadheve.

Më ëmbëlton hyjnisht me bletët e Moravës,

më bekon me tingullin himnizues të këmbanës.

Diku ndizem me ëndrrat në Detin e Karnavaleve,

mes valleve dardhare si palët e ujëvarave.

E dua shpirtin korçar

të dehur lumturisht nga shkuma e birrës,

pa patur as grimcën e vogël të errësirës,

tek ecim fisnikshëm pranë kangjellave,

me sytë nga gugatjet e pëllumbave mes telave.

Shpirti korçar,

ushqyer me shijen e byrekëve dhe kërnackave pa fund,

me një serenatë që gurin e malit nga vendi e tund.

I dehur nga dashuria më e bukur e botës

me trokitjen e doracakut në kanatin e portës.

Për taka zonjash gurët e rrugicave bëhen qilim.

Kacaviren brenda teje tulipanët në lulëzim.

Për kë ta ngrej dollinë e parë të tryezës?

Këtu:

ku shpirti korçar

të jep gëzimin e përjetshëm të festës???

Shpirti korçar;

i lumtur.

i kadifenjtë.

Me pasaportë që kalon çdo doganë.