Helmoi vjehrrën , prokuroria kërkon 35 vite burg për Marjana Çmetën

504
Sigal

Prokuroria ka kërkuar 35 vite burg për Marjana Çmetën, nusen e cila akuzohet se vrau vjehrrën e saj, Lirie Lami në Kamëz, ngjarje e ndodhur më 30 prill të vitit 2018.

Krimin e rëndë, Çmeta e ka rrëfyer edhe para hoxhës Hysen Shehu, të cili i tregoi se si e kishte bërë vjehrrën të pinte “lëngun magjik”, duke i thënë se ishte një pije e që e konsumonin të gjithë për të shmangur sherret në familje.

Por në fakt, lëngu ishte fostoksinë. Hoxha e regjistroi të renë dhe e denoncoi në polici. Video-regjistrimi u pa edhe nga Olti Lami, djali i viktimës dhe ish-bashkëshorti i autores së krimit.

Marjana në video rrëfen se i kishte dhënë vjehrrës të pinte fotoksinë pasi nuk e duronte dot më sepse konfliktoheshin shumë.

Një orë pasi viktima 48-vjeçare e kishte pirë helmin, nusja vrasëse kishte shkuar në dhomë dhe e kishte gjetur të shtrirë në shtrat, por që e shikonte me inat.

“Mendova se nuk kishte bërë efekt helmi. Pas kësaj mora një shall dhe ja lidha në fyt për ta mbytur. Ajo donte të hapte dritaren e dhomës për të kërkuar ndihmë por e kafshova në fyt dhe u kacafytëm në korridor.

Kishte shumë fuqi,”– dëgjohej në rrëfimin e atëhershëm të nuses 21-vjeçar