Suplement Letrar/ Arben Duka- Eca nëpër lule

730
Sigal

Eca nëpër lule

 

Eca,mike,eca,

Gjurmëve të tua,

Erdha ,mike ,erdha ,

Erdha gjer në krua…

 

Po ti kishe ikur,

O moj bukuri,

Ndaj putha burimin,

Ku kishe pirë ti..

 

Mërzia më kapi,

Më kapi të shkretin,

Thashë mos kishe lënë,

Në ujë portretin…

 

Po uji kishte rrjedhur,

Uji s’rri në vend,

Dhe kish marrë me vete,

Dhe portretin tënd.

 

Seç u silloisa,

Në ato pezule,

Në gjurmët e tua,

Kishin çelur lule.

Kishin çelur lule,

Me lastar dhe fleta,

Eca nëpër lule,

Edhe ty të gjeta…