Ëngjëll Musai: Vaksinimi në situatë epidemie, një krim ndaj qytetarëve

527
Sigal

Qëllimi i vaksinimit në këtë peridhë është mbledhja e milionave, sepse vaksina e jep efektin pas 35 ditëve kur gripi është larguar. Mbivendosja e virusit dhe gafa me llojet e vaksinës së porositur


Tenderi i vaksinave, marrëzia e radhës.

Ministria e Shëndetësisë përmes procedurës Kërkesë për Propozim ka tenderuar për Blerje e Vaksinës ndaj Gripit në Sezonin 2016 -17. Tenderi është mbajtur në datën 29 . 09. 2016 dhe kontrata me firmën fituese IMI Pharma shpk është lidhur për furnizimin e 453 institucioneve të kujdesit dhe trajtimit shëndetësor si Spitale apo Qendra Shëndetësore. Në total vlera e tenderimit është 6 383 185 lekë (gjashtë milionë e treqind e tetëdhjetë e tre mijë e njëqind e tetëdhjetë e pesë Lekë). Afati për të përmbushur këtë kontratë (dorëzuar produktin) është 31 dhjetor 2016. Është ky njoftimi që buletini i prokurimeve publike ka zbardhur në lidhje me procedurat e tenderit që sot duhej jo vetëm të kishte përfunduar por edhe t’i kishte paraprirë qëllimit për të cilin po harxhohen milionat e taksapaguesve. Fakti që shëndetësia shqiptare u kap e papërgatitur tregon mungesë vizioni dhe, se interesat e mëdha  ekonomike në shëndetësi  si lojërat e turpshme për të shitur sa më shumë medikamente i lanë shqiptarët dhe personelin e çerdheve, kopshteve, shkollave, vetë  shëndetësisë, konvikteve pa vaksina ku situata epidemike po shënon edhe vdekjet e para pa llogaritur pasojat që do të lërë tek të sëmurët kronikë, fëmijët, të moshuarit dhe nënat shtatzënë. Organet e specializuara duhet të fillojnë hetimet dhe të vendosin para përgjegjësisë institucionet përgjegjëse pranë ministrisë dhe vetë ministrinë që tenderin për vaksinat e mbylli më 31 dhjetor 2016 . Po të llogarisim dhe ditët e pushimit dhe shpërndarjen e vaksinave i bie që këto të vaksina të injektohen pas datës 5 janar 2017. Kjo është një marrëzi dhe një krim i heshtur nga ata që kanë për mision humanizmin dhe që punën e tyre duhet ta bazojnë mbi bazën e profilaksisë.  

Pse vaksinimi në këtë periudhë është më shumë i dëmshëm se sa i dobishëm?

Pra duhej marrë dhe injektuar vaksinat të paktën 30 deri 40 ditë para me qëllimin final që sot popullsia të ishte e mbrojtur dhe jo të kemi këtë situatë skandaloze në qendrat shëndetësore dhe spitalet e vendit. Është antishkencore , është anti rregullore dhe anti gjithçkaje që gjatë epidemisë të bëhen vaksinat. Pse? Sepse në vaksinë futet  vetë mikrobi  brenda dhe ky mikrob nëpërmjet injeksionit shpërndahet në organizëm.  Dhe çfarë ndodh? Vaksina bëhet deri me një farë afati, pra do një periudhë  të caktuar të shumëzimit dhe përgatitjes, sepse në këtë mënyrë fut mikrobin dhe trupi prodhon antikorpe që, pasi të vijë sëmundja e vërtetë, organizmi i njeriut t’i ketë antitrupat gati. Por kur futet tani në vaksinë virusi sado i dobësuar të jetë dhe ia jep një të sëmurit, atëherë ai/ajo (konkretisht i sëmuri/e sëmura) bie dy herë në kontakt me infeksionin, një që e merr nga vaksina që supozohet që pas pak kohësh të ketë trupat mbrojtës organizmi dhe atë që i prekuri nga gripi ka vetë në trup pasi është prekur nga kjo virozë. Nuk ekziston në botë për asnjë arsye fakti që vaksina të bëhet  në periudhën e epidemisë.

Ekspertët e shëndetësisë

Gjatë  kontaktit dhe bisedës me specialistë të imunologjisë dhe specialistë të Institutit të epidemiologjisë pyetjes sonë, se çfarë duhet të bëjnë ata pacientë që janë të prekur nga gjendja gripale?  Përgjigja është shkurt dhe saktë : Nuk duhet ta bëjnë vaksinën!. Ministri vërtetë quhet i Shëndetësisë,  por ai nuk ka asnjë atribut të flasë si kompetent në fushën në të cilën e kanë emëruar,  pasi edhe ai vetë e di ,se përse e kanë katapultuar në atë karrige. Është anti shkencore ky aksion që po bëhet dhe, se qëllimi bazë, nuk është shërbesa ndaj qytetarëve, por show dhe mbledhja e parave për vaksinat e mbledhura nëpër botë, pasi po të shkosh në Itali, tani nuk ke vaksinë, madje askund në botën e civilizuar nuk gjen në këtë periudhë. Kjo është 100% e sigurt. Nuk mund të bësh dot vaksinën tani në periudhë epidemie, sepse kjo do të thotë t’i japësh dy herë virusin pacientit. Lind pyetja; po ata që nuk janë të prekur nga gripi, a duhet ta bëjnë vaksinën? Mundësia më e mirë është që atyre nuk u ndodh asgjë. Sepse e bëjnë vaksinën dhe kur trupi të ketë mbaruar prodhimin e antikorpeve pas 2- 3 javësh,  epidemia ka mbaruar dhe vaksina e bërë sot nuk ka më vlerë. Varianti më i keq është që atyre mund tu kalojë sëmundja në gjëndje  më të  rëndë.

Po ç’është kjo virozë?  

Ky quhet grip amerikan. Ka ardhur nga Hawai. Merren viruset dobësohen, përpunohen, bëhen vaksinë e hidhen në treg për publikun në Tetor. Meqenëse andej gripi  fillon  në Gusht dhe këtu duhej të kishte përfunduar vaksina në Shtator  maksimumi në fund të Nëntorit. Pastaj nuk vlen më, sepse nuk ka më efekt ose thjesht e dëmton pacientin. Një tjetër gafë që po bëhet dhe që mbahet e fshehtë, ka të bëjë me llojin e vaksinave. Këtu kemi marrë vaksinë vetëm për H3N2, e cila  është më kryesore,  por mos të harrojmë dhe H1N1. Shkencërisht për të qenë të saktë vaksina duhej mikse ose të bëheshin të dyja, pasi sot janë dy lloj gripesh në qarkullim.

 Mbrojtja e personelit dhe  doktori biznesmen

Një tjetër problematikë është ajo që ka të bëjë me  personelin e spitaleve, të cilët janë pajisur  me maska që ndalojnë pështymën e kirurgëve gjatë operacioneve, por kjo nuk e ndalon   infeksionin. Ndaj duhen  maska totalisht të tjera, por që këtë e dinë specialistët dhe jo tenderaxhinjtë që hallin e kanë tek paratë. Ndaj  kjo është një tallje tjetër që bëhet me personelin mjekësor. Tallja e radhës është me nxënësit e shkollave, sepse piku është një muaj ndërkohë që shkolla u shty vetëm disa ditë. Një përpjekje e vobektë u bë me shtyrjen edhe një javë, por që duhen  të paktën rreth dy javë. Së fundi duhet kujdes i madh gjatë transportit dhe ruajtjes së vaksinave pasi duke qenë masive bien ose neglizhohen edhe kërkesat e përcaktuara nga institutet e prodhimit të saj. Gjithsesi duhet thënë se bërja e vaksinës në këtë periudhë është një turp për shkencën dhe specialistët e vërtetë dhe jo të dëgjojmë ndonjë batakçi që del në media për ti bërë hyzmetin biznesit të tij të vaksinave. Fytyra të shëmtuara dhe mashtrues të mjekësisë që kanë blerë gradat shkencore me raki dhe nën dorë, që kanë zëvendësuar humanizmin me fitimin, vlerat me anti vlerat, bluzën e bardhë me ngjyrat e letrave të parave dhe valutës nuk duhet të dalin në ekranet e televizioneve sikurse po ndodh këto ditë.