Ka stinë kur mbillen e stinë që korren.
Ka ëndrra që vidhen, të tjera q’kopjohen.
Ka ëndrra me emër, mbiemër edhe date,
siç ka ëndrravrasës që gjak pijnë çdo natë.
Ka ëndrra të bukura, të tjera që dhembin.
Ka ëndrra që ikin, të tjera që i endim.
Ka zemra që s’i shohin po thellë i ndiejnë.
Ka ditë që edhe zgjuar, me ëndrrat flemë.
Kurbatka
Sa e desha një esmere;
një kurbatkë të lëmuar,
një caracë prej kadifeje,
një syzezë të përvëluar.
Po nuk ish sërish e thënë
që të rrinim pranë e pranë…
Se për ta, nuk ish i qënë
një “gaxhi” që shkruan,…. veç fjalë !






















