Tottenham kërkon 250 mln euro për Kane, dorëzohet Fiorentino Perez

715
Ecuria e mrekullueshme e Harry Kane me Tottenham dhe kombëtaren angleze e kanë lidhur sulmuesin me një kalim të mundshëm te Real Madrid. Mediat spanjolle kanë kohë që i vërtiten këtij lajmi dhe në ditët e fundit duke marrë shkas edhe nga ndeshja në “Santiago Bernabeu” mes Real Madrid dhe Tottenham thuhet se “galaktikët” kanë kaluar në hapa konkretë.
Për të shuar këto zëra mendon vetë Fiorentino perez i cili deklaron se Kane përveçse është i jashtëzakonshëm është edhe shumë i shtrenjtë.
“Nënshkrimi me Harry Kane nuk ka kaluar nëpër kokën time, ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe përveç kësaj është i ri, – tha Perez për “Cadena COPE”. – Ai ka shumë vite për të përparuar, por ne jemi të kënaqur me Benzema dhe me të gjithë ekipin. Unë nuk e kam pyetur presidentin e Tottenhamit për çmimin e Kane, sepse do të më kishte thënë se ka vlerën e 250 milionë eurove”. “Spurs” do të luajnë kundër Real Madridit në “Ëembley” javën e ardhshme, në kuadrin e Ligës së Kampioneve.
Sigal