Alibeaj rrëzon ish-ministrin: Ja pse dokumenti i Tahirit nga Katania nuk ka vlerë

425
Enkelejd Alibeaj nga selia e PD-së ka zhvlerësuar sot, dokumentin “e pafajësisë” që deputeti socialist Saimir Tahiri ka paraqitur sot para medias për akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria shqiptare.
Alibeaj deklaroi se: Prokuroria italiane ka arrestuar Moisi Habilajn dhe kërkon anëtarët e tjerë të bandës, sepse ata e kanë kryer krimin në territorin e tyre.Por, Prokuroria e Katanias nuk mund të hetojë ish-ministrin që vepronte këtu dhe i hapte rrugën bandës. Kjo është detyrë e Prokurorisë shqiptare dhe pikërisht këtë detyrë Rama dhe Tahiri po e pengojnë duke mos pranuar arrestimin.
Aktakuza e Katanias ka 1800 faqe prova përgjigme që tregojnë përfitimin direkt të Tahirit të miliona eurove nga trafiku i drogës. Çdo qytetar shqiptar do të ishte në burg me këto fakte, po jo Tahiri dhe arsyeja pse Rama e mbron është se Rama është i kapur se Tahiri nuk do të rrinte duarkryq, po do t’i nxirrte prova të aferave të tij dhe të afërmeve të tij.
Ka nisur një sulm i paprecendë kundër Prokurorisë shqiptare ku dallohet këtu kërcënimi ndaj dëshmitarit për lidhjet e Tahirit me Habilajt. Rama i dha kohën e duhur Tahirit të pastronte shtëpinë dhe të zhdukte provat që e lidhin atë me trafikun e drogës.”
Sigal