Strakosha me Covid-19? Reagon i vëllai: Duhet t’ju vijë turp që gënjeni!

397
Sigal

“Zbulimi” i ish-futbollistit italian, Brambati, se portieri shqiptar i Lazio, Strakosha, është infektuar me koronavirus dhe nuk është dëmtuar, ndaj po mungon në stërvitje individuale, shoqërohet me akuza të mëtejme: “Ekipet e Serie A kanë aq shumë media dhe fuqi editoriale për të transmetuar lajme të pavërteta. Ka gazetarë që manipulohen dhe shtyhen të shkruajnë kështu”.

Nga fronti i Lazio ka pasur qetësi maksimale dhe mohime të thata ndaj kësaj deklarate shokuese, ndërsa Dhimitri Strakosha, vëllai i portierit tonë kuqezi, që aktualisht ndodhet në Romë, është përgjigjur në Instagram: “Ju duhet të keni turp që përhapni gënjeshtra dhe, nëse nuk respektoni moshën tuaj, unë personalisht do t’ju padisja për dezinformata”.