“Shuhet” Shkëndija, Kalju fiton dhe kalon në raundin tjetër

107

Europa kthehet në tabu për Shkëndijën e Tetovës.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut janë elimimuar me turp nga raundet kualifikuese të Europa League, ku pas fitores 1-0 në transfertë janë mposhtur 2-1 nga Kalju në shtëpi, duke u eliminuar. Me rezultatin 2-2 janë estonezët ata që kualifikohen për shkak se kanë shënuar dy gola në fushë kundërshtare.

Të besuarit e Qatip Osmanit ishin me një këmbë në raundin tjetër deri në minutën e 91-të, por një këmbëngulje e miqve u konkretizua në gol nga Liliu, që shndërrohet në hero për estonezët. Ishin miqtë nga Estonia që kaluan të parët në avantazh. Zahov dështoi në dalje gjatë një goditje këndi dhe Maximiliano Ugge nuk fal, duke zbllokuar ndeshjen.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa Ibraimi nga pika e bardhë ndezi Shkëndijën se kuqezinjtë do të kalojnë më tej. Gjithsesi, planet ia prishi Liliu në minutën e parë të shtesës, për të lënë me gisht në gojë ekipin shqiptar. Në raundin tjetër, Kalju do të mas forcat me Celtic ose Sarajevo.