Sigal

Seria A nesër më në fund do të startojë sezonin e ri, një nga kampionatet më të bukura të viteve të fundit, të paktën në letër. Juventus, Inter, Milan dhe Roma kanë bërë shumë ndryshime në sezonin e ri, ndërkohë që Napoli ka ruajtur të njëjtin grup nga sezoni i kaluar, me përjashtim të afrimit të trajnerit Ancelotti në krye të ekipit.

Spikat sigurisht afrimi i Cristiano Ronaldos, i cili i dha një tjetër pamje merkato së këtij sezoni. Bardhezinjtë ndërkohë përveç tij u përforcuan edhe me Cancelos, Bonuccit, Emre Can.

Inter ndërkohë ka qenë skuadra më aktive pas tyre me De Vrij, Asamoah, Nainggolan, Keita Balde. Më poshtë keni edhe ndryshimet e formacioneve në skuadrat kryesore.