Shqipëria sot mëson kundërshtarët për kualifikimet në Botërorin 2018

139
Kombëtarja Shqiptare sot do t’i mësojë kundërshtarët e saj për kualifikimet për Kampionatin Botëror që do të mbahet në Rusi.nShorti do të hidhet sot në qytetin e Shën Petersbugit të Rusisë me fillim nga ora 18 me orën lokale, që në Kosovë është në ora 17. 141 kombëtare do ta mësojnë kundërshtarin e tyre kualifikimet e botërorit. Kosva, fatkeqësisht nuk është e përfshirë fare në shortin e këtij botërori.
Shqipëria gjendet në vazon e tretë se bashku me: Polonin, Ukrainën, Skocinë, Hungarinë, Suedinë, Irlandën Veriore, Serbinë dhe Greqinë. Kjo nënkupton se nuk mund të ketë përballje tjetër me Serbinë dhe me asnjërin nga këto kombëtare që janë në të njëjtën vazo.
Ndeshjet e para kualifikuese do të zhvillohen ndërmjet 4 dhe 6 shtator të vitit 2016, kurse ato të fundit 8 dhe 10 tetor të vitit 2017. Kurse Kampionati Botëror do të fillojë më 14 qershor dhe do mbarojë më 15 korrik të vitit 2018.