Divjakë,shpërthen bombola e gazit në dyqan, rezikohen pushuesit

530
Një dyqan ka rënë në flakë gjatë orës 01:30 të ditës së sotme. Shkak i rënies së zjarrit ka qënë një bombël gazi e cila ka shpërthyer duke përhapur flakët në gjithë dyqanin.
Pas shpërthimit të parë janë dëgjuar të shpërthejnë dhe katër bombula të tjera njëra pas tjetrës duke rrezikuar seriozisht dhe pallatin e pushuesve aty pranë.
Nga shpërthimi i flakëve, për fat të mirë ka pasur vetëm dëme materiale. Po kështu, sipas informacioneve mësohet se dyqani ka qënë vetëm 10 metër larg pyllit të Divjakës duke rrezikuar seriozisht gjithë zonën.
Forcat zjarrfikëse bënë të mundur ndërhyrjen në kohë duke neutralizuar plotësisht përhapjen e flakëve. Në vendngjarje mbërritën dhe forcat e policisë të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal