Shkarkimi i Mourinhos, ja “puçi” i Manchester United

289

Mëngjesi i së martës së kaluar duhej të ishte një ditë pune për Jose Mourinhon.

Ish-trajneri i Manchester United kishte planifikuar një takim me drejtorin ekzekutiv të klubit, Ed Woodward, ku sipas “The Sunday Times” në qendër të diskutimit pritej të ishte stategjia e merkatos së “djajve”.

Në vend të kësaj, ai u kap papritmas kur Woodward e përdori takimin për t’i komunikuar vendin e bordit të United, i cili kishte vendosur shkarkimin e tij nga posti i trajnerit. Mourinho e dinte se pozicioni i tij ishte lëkundur ndjeshëm pas asaj humbje 3-1 kundër Liverpool-it, por koha e shkarkimit të tij krijoi befasi.

Mourinho u shkarkua pas dy vitesh e gjysëm te United, por vendimi erdhi si një goditje “knock-out” për portugezin. Vendi i lënë bosh nga Jose Mourinho u zu nga Ole Gunnar Solskjaer, i cili debutoi me “manita” në pankinën e United, me “djajtë” që shkatërruar 5-1 Cardiff City-n.