Shpëtim Duro: Në Europë dukemi favoritë, në kampionat të ndryshojë “Final 4”

INTERVISTA/ Trajneri i suksesshëm i Superiores, Shpëtim Duro, e lexon teknikisht situatën e skuadrave

Agron KAJA

Agron Kaja

Me emrat që ka në përbërje Superiorja 2025-2026, si e mendoni startin e përgatitjeve të tyre?

Sigal

Shoh se është një fillim i mirë përgatitjeve, ku skuadrat më të konsoliduara janë ato katër që do luajnë ndeshje në Europë. Me organikën që kanë patur në sezonin e kaluar dhe me përforcimet, do ti shohim edhe në ndeshjet në Europë.

Me “Final 4” edhe në këtë sezon, si e mendoni Superioren me këtë skemë?

Unë jam kundër kësaj skeme, e cila e de motivon çdo skuadër. Sepse nuk merren parasysh pikët që skuadrat grumbullojnë gjatë kampionatit. Besoj ndonjë ndryshim nga FSHF-ja që të jetë një” Final 4” ndryshe, të qëndrojnë pikët që skuadrat kanë marrë gjatë vitit.

Situatën e katër skuadrave që do luajnë në Europë, si e përshkruani me përgatitjet që kanë bërë?

Përgatitjet të katër skuadrat i kanë bërë shumë cilësore, por duhet vlerësim maksimal, sepse kanë kundërshtarë që luajnë mirë e fort në grup. Me skuadrën që do luajë Egnatia, jam përballur kur isha me Strugën. Është taktike dhe fizike, por  Egnatia i ka të gjitha mundësitë që ta kalojë turin.

Cila prej tyre ka bërë merkaton më të plotë për të qënë më e sukseshme që në ndeshjet e para?

Në fakt, merkato nuk vlerësohet vetëm nga emrat e futbollistëve apo të trajnerëve që afrohen. Gjithçka e tregon fusha, por Dinamo me Egnatian janë forcuar më shumë gjatë kësaj merkato vere. Edhe Vllaznia me Partizanin kanë bërë lëvizje të mira.

Mendoni se skuadrat tona e kalojnë turin e parë eliminator në Europë?

E përmënda më sipër dhe këmbëngul në faktin se, kundërshtarët i kanë në nivel më të ulët, dhe kësisoj, mundësia e kalimit është e madhe. Besoj se edhe Egnatia do kalojë, edhe pse e ka pak më të vështirë, pasi ka kundërshtar më të fortë.

Egnatia e nis Europën të martën, do ndikojë pozitivisht zhvillimi i ndeshjes në stadiumin “Arena Egnatia”?

Është shumë pozitive që Egnatia do ta luajë ndeshjen me Breidablik në stadiumin e saj në Rrogozhinë. Stadiumi ka një ambient shumë të mirë dhe është pozitive. Madje me mbështetjen që do ketë, them se fitorja duhet të jetë më e afërt.

Ndërsa Partizani e Vllaznia luajnë të enjten, çfarë presim ndryshe prej tyre nga sezoni i kaluar?

Ndryshimet bëhen në raport me kundërshtarët që luan. Çdo kundërshtar kërkon vlerësimin e duhur, edhe pse në letër janë të kalueshëm. Nëse nuk i kalojnë, Vllaznia e Partizani mbeten të bëjnë shumë korrigjime për kampionatin.

Korriku ka hyrë me mot të nxehtë, çfarë duhet të bëjnë kryesisht të gjitha skuadrat?

Të gjithë duhet të jenë të përgatitur për motin që ofron muaji korrik, edhe pse këtë herë është shumë më i nxehtë. Por tani janë kushtet që stërvitja dhe ndeshjet të luhen në mbrëmje, dhe kjo do jetë pozitive për skuadrat tona në Europë.

Skuadrat e Superiores kanë bërë edhe merkato, cilën prej tyre veçoni se ka bërë goditjet më cilësore?

Shoh se më të avancuara janë Dinamo me Egnatian, të cilat e kanë ruajtur bazën e sezonit të kaluar. Edhe Vllaznia dhe Partizani kanë marrë futbollistë, ndërsa Flamurtari duket më aktiv, por trajneri që ka marrë nuk ka cv që të themi se do jetë ai vendimtar. Në Vlorë ka më shumë drejtues dhe më pak trajnerë. Mbrapa duken Tirana me Bylisin, edhe pse deri më 23 gusht ka kohë.

Ku do ta shohim Shpëtim Duron në sezonin e ri që ka trokitur me këto përgatitje?

Puna jonë e trajningut nuk ka parashikime, sepse është kërkesë-ofertë. Gjatë kësaj periudhe kam patur tre oferta në Shqipëri, që nuk i përmënd emrat. Të treja i  respektoj, por ato që unë kam patur dëshirë nuk u realizuan. Deri tani, nuk kam marrë asgjë përsipër.

Bastet të “dashuruar” me barazimin te Egnatia-Breidablik

Duke ju referuar kryesisht kompanive të Basteve në Europë për ndeshjen Egnatia-Breidablik, koefiçientët janë të fokusuar më shumë te barazim, ndërsa fitorja e rrogozhinasve kuotohet shumë afër me ato të islandezëve. Nga kompanitë 1Xbet, Vave Bet dhe Marathon Bet, fitorja e Egnatias varion me koefiçientët 2.4 deri 2.6, ndërsa ajo e Breidablik nga 2.7 deri 2.8. Barazimi kuotohet nga Bet365, Fez Bet, Vave Bet dhe Bet20, me koefiçientë më të lartë se 3. Të dyja skuadrat kuotohen thuajse të barabarta për takimin e tyre të parë.

Liga e Kampioneve

Ndeshja e parë

Sot, datë 8 korrik 2025

Egnatia-Breidablik (Isl)          21:00

Gjyqtar: Antoni Bandiç (BiH)

Ndeshja e kthimit

Të martën, datë 15 korrik 2025

Breidablik (Isl)-Egnatia          19:00

Liga e Konferencës

Ndeshjet e para

Të enjten datë 10 korrik 2025

Kalju (Est)-Partizani   18:45

Gjyqtar: Ross Hardie (Sko)

Vllaznia-Daugavpils(Let)        20:00

Gjyqtar: Artem Gasparjan (Arm)

Ndeshjet e kthimit

Të enjten, datë 17 korrik 2025

Daugavpils(Let)-Vllaznia        17:00

Partizani-Kalju (Est)   20:00

 

Teuta prezanton “tripletën”drejtuese: President-Drejtor-Trajner

Më në fund, edhe skuadra e Teutës do të ketë drejtuesit e saj të rinj. Largimi i Presidentit Edmond Hasanbelliu, kishte sjellë shumë dyshime dhe hamendje për të ardhem e skuadrës durrsake, por dje ja bënë “Bam” me Presidentin e ri, me Drejtorin teknik dhe me trajnerin. Prezantimi i tyre erdhi në një konferencë për shtyp, ku të tre protagonistët shprehën emocionet e tyre për këtë pozicion. Për Presidentin Fatos Troplini, ishte pasioni që e bindi për këtë post. “Teuta do të jetë ekip pretendent. Pasioni për këtë sport, dhe për ta dërguar përpara Teutën në vitet e arta, më bindën të jem këtu. Teuta do të jetë një ekip pretendent, dhe synimi ynë është që të jemi në renditjet e fillimit, me një punë të mirë. Mendoj që për tifozërinë durrsake, t’i rikthejmë në stadium si në vitet e arta të ekipit”. Ndërsa Drejtori Sportiv Renato Arapi, u tregua “teknik” në deklarimin e tij. “Ndihem i respektuar për këtë detyrë, mezi pres të nisim përgatitjet, sepse jemi pak mbrapa”. Ndërsa trajneri Enkeleid Dobi shprehet se nuk do bëjë çudira. “Nuk e kam shkopin e çudirave, por është privilegj, është kënaqësi më e madhe se sa mund ta shpreh dhe pritshmëritë janë të mëdha. Na pret një punë e madhe, por kemi marrë një sfidë që nuk e hap dot shampanjën pa marrë rrezikun”.

Garsia “shtrydh” Flamurtarin, situata në bllokun e shënimeve

Pylli i Sodës është bërë “impianti” fillestar i startit të përgatitjeve në ekipin vlonjat. Dje, trajneri Karlos Garsia i Flamurtarit dhe stafi i tij, kanë nisur përgatitjen me ekipin thuajse pa shumë fjalë, por me të veçantën që tërhoqi vëmmëndjen. Vetë Garsia, gjatë gjithë stërvitjes së djeshme ka mbajtur një bllok në dorë duke shënuar detaje për çdo futbollist që kishte në këtë përgatitje. Kështu, spanjolli duket se kërkon të sjellë një frymë të re në drejtimin e skuadrës. Madje nën shoqërinë e Liçajt dhe të Ribajt, Garsia qëndroi gjatë në mesin e fushës, teksa ripërsërisiti me ta programin stërvitor. Një mbledhje e shkurtër me skuadrën mbylli ditën e tij të parë stërvitore në Vlorë.