Hapet gara për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

547
Sigal

Tashmë janë ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë  Gjyqësor. Etapa tjetër e zbatimit të reformës në drejtësi mbetet zgjedhja e Prokurorittë Përgjithshëm nga KLP-ja dhe paskëtaj edhe ndërtimi i SPAK dhe BKH nga KPL dhe KLGJ.  Një nga ndërmarrjet më primare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është hapja e garës për Prokurorin e Përgjithshëm me mandat. Prokurori i ri do të zërë vendin e Arta Markut, prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Në korridoret e prokurorive kanë nisur të përfliten emrat e parë të kandidatëve, por nuk përjashtohet edhe një kandidim i kryeprokurores së Përkohshme, Marku. Në vijim KLP-ja do të zgjedhë edhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, të njohur si SPAK. Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të jetë në funksion me gjithë kapacitetin për të garantuar mbarëvajtjen e gjykatave në vend. Pasi të zgjedhë katër komisionet e përhershme mes anëtarëve të Këshillit, KLGJ pritet të hedhë hapa për ngritjen e Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Njëkohësisht KLGJ-ja do të miratojë aktet nënligjore për gjyqtarët dhe do të marrë vendime për emërimet dhe promovimin e gjyqtarëve tyre apo vendosjes së masave disiplinore. Pas nisjes së procesit të Vettingut, vënia në funksion e KLP-së dhe KLGJ-së dhe veprimet që do të ndërmerren duket se do të jetë prova e radhës e sistemit të drejtësisë në sytë e publikut.