Koronavirusi paralizoi futbollin, Italia kërkon shtyerjen e “Euro2020”

232

5 kampionatet më të rëndësishme në Europë, Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Lige 1 kanë vendosur të ndëpresin futbollin pasi frika e përhapjes së mëtejshme të koronavirus është shumë e madhe.

Në këtë nismë është bashkuar edhe UEFA duke anuluar ndeshjet e kthimit në Champions dhe Europa League.

Ky paralizim i futbollit në kontinetin e vjetër ka vënë ndjeshëm në pikëpytje edhe “Euro2020”. Vendimi përfundimtar mbi këtë temë do të merret të martën, ku 55 vendet anëtare të UEFA-s do të japin propozimet e tyre.

Në lidhje më ketë diskutim ka folur edhe Gabriele Gravina, presidenti i FIGC: “Do të përpiqemi ti shkojmë deri në fund këtij kampionati, kjo është mënyra më e duhur për të justifikuar investimet e shoqërive tona.

Ky diskutim lidhet edhe me Euro2020. Të martën do të flasim për këtë temë por në princip, shëndeti është mbi gjithcka.

Propozimi ynë do të jetë që ky europian të shtyhet”, theksoi presidenti i Federatës italiane të futbollit.