I përfundon kontrata me Atletikon e Madridit, Suarez lë Europën, zgjedh ekipin e ri

133
Sigal

Luis Suarez do të zyrtarizohet ditën e hënë si lojtar i River Plate. Lajmi është dhënë nga mediat argjentinase. Sulmuesi uruguajan është në fundin e kontratës me Atletikon e Madridit, skuadër në të cilën luajti disa sezone.

35-vjeçari për herë të parë do të provojë një eksperiencë jashtë Europës, me pritshmëritë që janë të mëdha për të. Kujtojmë që lojtari fillimisht u bë pjesë e Groningen, për të luajtur më pas disa edicione me radhë për Ajaksin. Kalimi te Liverpuli do të ishte maja e karrierës së tij, sakaq në CV-në e tij janë edhe gjashtë vite interesante te Barcelona.

Mbetet të shihet sesi do jenë paraqitjet e tij në Argjentinë, kampionat ky që është i dhënë pas lojës fizike.