Vasili: Edi Rama boll u fshehe dil në zyrë, shihe Kosovën se çfarë shteti dinjitoz është!

410
Sigal

Në një postim në Facebook, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka publikuar masat që ka marrë qeveria e Kosovës për përballimin e koronavirusit dhe masat që ka marrë qeveria “Rama”.

Vasili vë në dukje se shteti i Kosovës i ka kushtuar vëmendje maksimale masave mjekësore dhe ndihmës ndaj bizneseve e ekonomisë.

Ai shprehet se Edi Rama po e trajton krizën e rëndë në mënyrë amatore duke marrë masa gjysmake nga shtëpia e tij.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Edi Rama boll u fshehe dil në zyre, shihe Kosovën se çfarë shteti dinjitoz!

Ndërsa Edi Rama rri fshehur ne Surrel dhe flet broçkulla sikurse te ishte njeri i rëndomtë ne nje situate te jashtëzakonshme si kjo qe po kalon vendi, ndërkohë qeveria ne Kosove megjithëse ka vetëm 2 raste me coronavirus harton planin me 9 pika per te perballuar kete krize te paprecedent.

Meqenëse ne Shqiperi s’kemi as kryeminister, s”kemi as drejtim, s’kemi as lidership  lexoni me poshte masat e planifikuara nga qevetia e Kosoves qe demostrojne lidership,seriozitet dhe marrje pergjegjesish:

“Lista e plotë e masave qe Qeveria e Kosoves ka pergatitur si pergjigje ndaj Pandemise.

– E para është, lehtësimi i transportit të mallrave që vijnë në drejtim të Kosovës.

– Masa e dytë është inventarizimi i të gjitha rezervave të produkteve të rëndësisë strategjike dhe përgatitja e një plani të këtyre rezervave për tre muajt e ardhshëm.

-Si masë e tretë është mbështetja e bizneseve të rëndësisë strategjike.

– E katërta është shtyrja e afatit për deklarimin e obligimeve tatimore dhe raportimeve financiare të bizneseve edhe organizatave të tjera sipas legjislacionit në fuqi deri më 30 prill 2020.

– E pesta është që Banka Qendrore e Kosovës në konsultim me bankat komerciale të përgatisin një plan operativ për funksionim të rregullt të sistemit financiar për të përballuar situatën, duke përfshirë në veçanti prolongimi i detyrimeve kreditore të tyre deri më datë 30 prill 2020 dhe të rishqyrtojnë riprogramimin e tyre.

-E gjashta, ndërmarrje publike duhet të ofrojnë furnizimin me ujë dhe ngrohje të rregullt.

– E shtata është që KEK, KEDS dhe KOSTT duhet të ofrojnë furnizim të rregullt me energji.

– E teta, ndërmarrje që ofrojnë shërbime të telefonisë fikse dhe të internetit, të sigurojnë funksionim të rregullt dhe informim të plotë të qytetarëve, duke siguruar që shërbimi nuk duhet të ndalet deri më 30 prill edhe në rast se shërbimet nuk janë kryer deri më këtë datë.

– E nënta, shtyhet deri më 30 prill të gjitha pagesat e shërbimeve publike, si uji, energjia elektrike, ngrohje dhe mbeturina.