E rëndë në Memaliaj/ Gjendet i pajetë 55-vjeçari në banesë

484
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj, ku një 55-vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij.

Bëhet fjalë për Leonidha Duka, i cili u gjet pa shenja jetë nga komshinjtë e tij në lagjen nr 1 në Memaliaj.

Mësohet se Duka vetëm një ditë më parë u shtrua ne gjendje të përkeqësuar në Qendrën Shëndetësore ne Memaliaj pasi ra pa ndjenja.

Mësohet se i ndjeri, jetonte i vetëm në banesë.

Ai vuante nga depresioni dhe tensioni, ndërsa paraprakisht, vdekja e tij dyshohet për shkaqe natyrale.