Noto, Pedalo, Vrapo, sfida je ti! Për herë të parë Bashkia organizon “Tirana Triathlon”

283

Dita e diel 10 qershor 2018, për qytetin e Tiranës do të jetë edhe një ditë sportive-festive. Këtë ditë, Bashkia ka menduar të organizojë një veprimtari sportive “Tirana Triathlton”, që është një sport, i cili bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrapim. “Kjo garë argëtuese, por në të njëjtën kohë edhe sfiduese, vjen për herë të parë në qytetin e Tiranës, organizuar nga Bashkia Tiranë. Itinerari në harmoni me natyrën fantastike të liqenit të Farkës, do të përshkojë distancat prej 750 m not, 10 km biçikletë dhe 5 km vrap, të zhvilluara njëra pas tjetrës nga i njëjti garues. Shpërblimi për fituesit për secilën kategori femër/mashkull do të jetë: Vendi parë 500 euro, vendi i dytë 300 euro dhe vendi i tretë 200 euro. Ftoni dhe miqtë tuaj tifozë, pasi nuk do të mungojë as After Party! Noto, Pedalo, Vrapo, Sfida je ti!”, kështu thuhej në informacion e Bashkisë së Tiranës për këtë event.