Presidenti i FSHN-së Agim Çiraku: Do jetë kampionat rekordesh. Dita e parë tregoj përkushtimin dhe përgatitjen e lartë të ekipeve

163
Sigal

Jemi mësuar këto vitet e fundit që këtu në Akuadromin e Tiranës, notarët dhe notaret nga e gjithë Shqipëria të “thyejnë” rekordin e rekordeve. Pres të thyhen edhe rekorde kombëtare të cilët kanë jetëgjatësi pa u prekur

Kampionati Kombëtar i Notit për të Rritur dhe të Rinj, dje ngriti siparin në pishinën e Akuadromit të Tiranës, i cili do të vazhdoi për dy ditë me rradhë 17 e 18 korrik. Për Federatën Shqiptare e Notit (FSHN), angazhimi mbetet një nga treguesit e përgjegjshmërisë, jo vetëm zyrtar, por edhe profesional.

150 notarë dhe 8 ekipe

  • Në Kampionatin Kombëtar të Notit, të Rinj e të Rritur do të garojnë rreth 150 notarë, meshkuj e femra.
  • Në Kampionatin Kombëtar të Notit, të Rinj e të Rritur do të marrin pjesë 8 ekipe me meshkuj dhe femra

NOT/ Startoi dje Kampionati Kombëtar të rritur dhe të rinj, marrin pjesë 8 skuadra me 150 notarë nga e gjithë Shqipëria, u thyen 2 rekorde kombëtare

Arjan Fetishaj: Tirana e përgatitur për të fituar

NOA

Agron KAJA

“Notari i Tiranës, Gresi Koxhaku është rekordmeni i parë në këtë Kampionat Kombëtar, pasi në garën e 50 m stil shpinë, arriti kohën rekord 28.02”

Dje dhe sot, noti shqiptar është i “ngujuar” te pishina në Akuadromin e Tiranës, pasi po zhvillohet Kampionati Kombëtar për të Rritur dhe te Rinj, meshkuj e femra. Në këtë event marrin pjesë 150 notarë për të Rritur e të Rinj, meshkuj e femra nga tetë skuadra: Te Stela, FC Tirana, Teuta, Partizani, Vlora Not, Butrinti, Tradita dhe Vllaznia. Ndërkohë që trajneri i Tiranës, Arjan Fetishaj, deklaroi dje për gazetën “Telegraf” se kanë ardhur me synime të qarta në këtë kampionat duke e ndezur garën me rivalët kryesorë, Te Stela. “Skuadrën e Tiranës ky kampionat e gjen besimplotë për rezultatet që synojmë të arrijmë. Jemi përgatitur gjatë dhe këtu përfaqësohemi me 32 notarë, meshkuj e femra, ku deri tani duket se po tregojnë performancë të mirë. U thye edhe Rekordi Kombëtar i parë në këtë kampionat nga notari ynë, Grejsi Koxhaku, i cili vjen pasi ka fituar në dy aktivitete, në muajin Prill për të Rinj-Rritur dhe në muajin Qershor në Kupën e Shqiprisë”, kështu i sjell emocionet e tij trajneri i Tiranës, Arjan Fetishaj, i cili shpreson shumë tek notarët e tij për rezultate të larta në këtë kampionat. “Jo vetëm Greisi, por edhe nga notarja Julia Xhako, presim rezultate të larta dhe rekorde kombëtare prej kësaj notareje të talentuar. Gjithashtu, të tilla rezultate do të ketë nesër (sot) edhe nga notarja Vivian Xhemollari, e cila do të jetë njëherësh edhe garuese në Kampionatin Botëror të Notit që po zhvillohet në Japoni”. Për trajnerin Fetishaj, rezultatet e rekordet nga notarët e Tiranës do të shoqërohen edhe me një pjesëmarrje model. “Mendoj se është e rëndësishme, sepse sporti i notit të edukon. Notarët e Tiranës do të jenë skuadra model në këtë kampionat në shumë aspekte dhe të gjithë notarët tanë do të mbajnë flamurin bardheblu, pranë para dhe pas çdo gare”. Të gjithë notarët e Tiranës, realisht dukeshin të rregullt e të disiplinuar, edhe pse të gjithë garuesit dhe organizuesit ishin korrektë në çdo detaj të garave. Tirana dje bëri realitet vetëm thyerjen e rekordit kombëtar nga notari Greisi Koxhaku, i cili në garën e 50 m stil shpinë, kategoria të Rinj, arriti kohën rekord 28.02.

EKIPET PJESËMARRËSE

Te Stela, FC Tirana, Teuta, Partizani, Vlora Not, Butrinti, Tradita, Vllaznia.

GRESI KOXHAKU

Rekordmeni i parë në garat e Kampionatit Kombëtar

JULIA XHAKO

Notarja e Tiranës, synon Trofeun Notarja më e Mirë

Garat, 17 korrik 2023

200 m stil i lirë (M-F)

100 m flutur (M-F)

50 m bretkosë (M-F)

400 m katërnotim (M-F)

50 m shpinë (M-F)

50 m stil i lirë (M-F)

200 m katërnotim (M-F)

50 m flutur (M-F)

800 m stil i lirë (M-F)

4X100 m stafetë Mix (M-F)

Garat, 18 korrik 2023

1500 m stil i lirë (M-F)

100 m bretkosë (M-F)

200 m flutur (M-F)

100 m shpinë (M-F)

4X100 m stafetë stil lirë (M-F)

100 m stil i lirë (M-F)

200 m shpinë (M-F)

400 m stil i lirë (M-F)

200 m bretkosë (M-F)

4X200m stafetë stil lirë (M-F)

Kryetrajneri “Te Stela”, Mema: Do fitojmë të gjitha garat

Për Sadik Memën, Kryetrajnerin e Akademisë së Notit “Te Stela”, pjesëmarrja në Kampionatin Kombëtar është një përgjegjësi, e cila e ka bazën te serioziteti e stërvitshëmria profesionale e notarëve. Me pjesëmarrje në të gjitha garat dhe tek të dyja kategoritë, ai deklaroi dje për gazetën “Telegraf” se, “Te Stela” ka ardhur me synim të qartë në këtë kampionat. “Ndoshta mund të duket pak e shpejtë, por ne kemi ardhur në këtë kampionat që të fitojmë të gjitha kupat, për të Rinj dhe të Rritur, meshkuj e femra. Duket se ekipet janë përgatitur për këtë event dhe rivaliteti me Teutën e Tiranën do të jetë i fortë në dy ditët e garave”, kështu deklaron trajneri i ekipit të notit Te Stela, Sadik Mema.

Eduard Cane, Te Stela: Kampionati, test edhe për Botërorin

Agron KAJA

“Ky kampionat do të shërbejë edhe si një test për katër notarët shqiptarë që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Notit, në Fukuoka të Japonisë”

Duke qenë njëherësh edhe trajner te Akademia e Notit Te Stela, por edhe trajner i Kombëtares shqiptare të notit, Eduard Cane tregoi për gazetën “Telegraf” edhe synimet e katër notarëve kuqezi që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Notit që po zhvillohet në Fukuoka të Japonisë nga data 14 korrik 2023. “Jemi të fokusuar këtu në Kampionatin Kombëtar, ku ekipi ku unë bëj pjesë, Te Stela, ka ardhur me synimin madhor që ti fitojë të gjitha garat. Ky kampionat do të shërbejë edhe si një test për katër notarët shqiptarë që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Notit, në Fukuoka të Japonisë. Në ditën e parë notarët tanë treguan nivele të mira garimi, edhe pse pritshmëritë tona ishin për thyerjen e disa rekordeve kombëtare. Të themi se kanë ndikuar kushtet e motit të nxehtë, kjo mund të jetë edhe një anë e rëndësishme, por në oraret kur janë zhvilluar garat gjithçka ka qenë normale”, kështu u shpreh trajneri Eduart Cane, i cili duke qenë njëherësh edhe trajner i Kombëtares Shqiptare të Notit, tregoi se janë katër notarë shqiptarë që do të marrin pjesë në Botërorin e Notit, që ka startuar në qytetin Fukuoka të Japonisë që nga data 14 korrik. “Për ne si Shqipëri mendoj se është një moment shumë i madh pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të Notit me katër notarë. Vivian Xhemollari e Tiranës do të garojë në 200 m shpinë e 400 m katërnotim, Mark Ducaj i Te Stela do të garojë në 400 m stil i lirë, Zhulivan Lavdaniti i Teutës në garat 200 m katërnotim dhe 100 m stil i lirë. Për të katër këta notarë ka dy synime të rëndësishme kjo pjesëmarrje. Së pari të përmirësojnë rekordet personale dhe ato kombëtare, e së dyti, të afrohemi me normat e Lojrave Olimpike 2024”. Ndërkohë që dje, të gjithë këta notarë ishin larg pritshmërive të tyre, ndoshta në garat e sotme, që janë edhe të preferuara prej tyre, do të arrijnë synimet si test për Botërorin. Sot do të zhvillohet dita e dytë,  ku në program janë 10 gara për të dyja kategoritë (Rinj-Rritur, meshkuj e femra).

Ekipi Kombëtar

Në Kampionatin Botëror

 

FEMRA

Vivian Xhemollari (Tirana)

200 m shpinë, 400 m miks

Kejti Rrok (Përgatitet në

Amerikë)

200 m stil i lirë

100 m stil i lirë

MESHKUJ

Mark Ducaj (Te Stela)

400 m stil i lirë

Zhulian Lavdaniti (Teuta)

200 m katërnotim

100 m stil i lirë

Rekordet Kombëtare

Dita e parë, 17 korrik

 

Greisi Koxhaku, Tirana

50 m shpinë M, të Rinj

Koha 20.02

 

50 m flutur M, fëmijë Kat A

Lajdi Allaraj, Partizani

Koha 28.16