Gara e parë Ndërkombëtare e Notit “Kupa e Teutës 2018”

2359
Sigal

Federata e Notit e Shqipërisë , Federata e Sporteve Ujore e Kosovës dhe Klubi i Notit “Teuta”, ju ftojnë përzemërsisht te merrni pjesë. Gara do të mbahet të premten, të shtunën dhe të dielën, 8-10 qershor 2018, në pishinën e hapur olimpike “Taq Dafa” në Durrës, Shqipëri. Pishina është 50 m e gjatë me 8 korsi, dhe matja e kohës është elektronike (Quince). Temperatura e ujit është 26,5 ºC, dhe gara do të mbahet sipas rregullave të FINA-s, në përputhje me rregullat e Federatës së Notit të Shqipërisë; Federatës së Sporteve Ujore të Kosovës dhe rregullave të përcaktuara për këtë garë ndërkombëtare. Pjesëmarrësit do të klasifikohen në bateri nga 8 notarë sipas rezultateve të paraqitura. Gara është individuale dhe çdo pjesëmarrës ka të drejtë të marrë pjesë në numër të pacaktuar të disiplinave për secilën pjesë të garës, ku aplikohet sistemi “kualifikime-finale”. Shpërblimet për fituesit e tri vendeve të para në të gjitha disiplinat dhe kategoritë, do të shpërblehen me medalje. Për kategoritë B, C, D, E dhe F, fituesit pas çdo disipline të përfunduar do të marrin medalje në pjesën e parë të programit, ndërsa për kategorinë A, medaljet do të jepen pas finaleve. Garuesit më të suksesshëm sipas kategorive m/f që mbledhin më shumë pikë FINA në 3 disiplina, do të shpërblehen me para. Kategoria A (M-F) do të jenë: Vendi i 1-rë 300 euro, vendi i 2-të 200 euro dhe vendi i 3-të 100 euro. Shpërblime për fituesit do të ketë edhe për kategoritë e tjera të garimit dhe për klubet fituese.