Gatusso kërcënon Donnarumma-n: Do të shkatërroj!

502
Gennaro Gatusso nuk ndryshon aspak si në rolin e lojtarit dhe në atë të trajnerit e këtë e ka treguar me kohë. Ish-futbollisti i Milan i cili prej gati dy javësh ka marrë drejtimin e skuadrës italiane përjetoi një nisje katostrofike me “djallin”. Kurrsesi Gennaro nuk do t’a kishte menduar se në ndeshjen e parë portieri kundërshtar i një skuadre si Benevento do t’i shënonte me kokë në minutat e fundit Milanit të tij për t’a ‘damkosur’ përgjithmonë aventurën me kuqezinjtë”.
Si të mos mjaftonte kjo vjen një tjetër humbje në “Europa League” për ta bërë edhe më të zymtë situatën. Dështimet kanë sosur dhe një personazh si Gatusso nuk mund të tolerojë më. Italiani në ndeshjen e fundit në kampionat mes Milanit dhe Bolonjës është rikthyer në ‘origjinë’ duke i mbajtur të karikuar futbollistët me kërcënime.
Në një episod, kur Donnaruma nuk nisi aq shpejt sa duhej një aksion sulmues, Gennaro u filmua duke i ulëritur portierit 18-vjeçar me fjalët: “Do të të shkatërroj nëse nuk bën atë që të them unë”. Menjëherë pas këtij incidenti Donnarumma e mori veten duke regjistruar disa pritje jetike për të ndihmuar kuqezinjtë që të regjistronin fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Gattuso, me këtë të fundit që në përfundim u shfaq shumë i lumtur
Sigal