Tare: Këtë fitore ia dedikoj kërpudhave që dalin pas shiut

494
Sigal

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për “Lazio Style Radio” pas fitimit të Superkupës së Italisë duke mos i kursye as ironitë.

“Ne e ndërtuam këtë ekip të gjithë së bashku, është fitorja e një grupi të madh dhe shpresoj të jetë vetëm fillim i një udhëtimi të gjatë. Me kalimin e viteve shumë gjëra marrim përsipër, teksa jemi të vetëdijshëm që kemi bërë një punë të mirë dhe kemi besim te rezultatet.

Ky trofe është shumë i rëndësishëm, është konfirmim që skuadra është “përrallore”, meritat i ka trajneri dhe stafi i tij: ata dinë t’i rregullojnë gjërat si në momente pozitive ashtu edhe në ato negative”, shprehet Tare.

Është një trofe që dua t’ia dedikoj kërpudhave që dalin pas shiut. Kjo fitore është gjithashtu është dhe për ata, jo për të dalë lart vetëm kur fitojmë, por të jenë me ne sidomos kur humbasim, sepse skuadra ka nevojë për njerëzit e saj”, u shpreh Tare.