Drejtuesit e Manchester United ndryshojnë mendje për David De Gean

203

David De Gea ishte me valixhe në duar për t’u larguar nga Manchester United dhe së fundmi anglezët kanë marrë një vendim përsa i përket të ardhmes së portierit spanjoll.

Drejtuesit anglezë i kanë ofruar portierit të Kombëtares së Spanjës rinovimin e kontratës.

28-vjeçari ka pranuar të rinovojë kontratën, e cila do ta mbajë të lidhur me “djajtë e kuq” deri në qershorin e vitit 2025.

Gardiani spanjoll do të përfitojë 21 milionë euro në sezon, duke u bërë kështu portieri më i paguar në botë dhe futbollisti i dytë më i paguar tek United pas Alexis Sanchez.

Ai do të firmosë kontratën e re pas kthimit nga Azia ku po zhvillojnë fazën përgatitore.

Në fillim të merkatos qarkullonin zëra se portieri do të largohej nga “Old Trafford”, por mesa duket e ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë tek United.