Barazimi i Polonisë me Moldavinë, kombëtares kuqezi i mjafton vetëm 1 pikë për të qenë pjesë e Euro 2024

34
Sigal

Mbrëmjen e djeshme janë luajtur dy sfida eliminatore në grupin ku bën pjesë edhe Shqipëria. Kombëtarja jonë e kishte pushim, ndërsa Polonia barazoi 1-1 në Varshavë me Moldavinë. Ndërsa në takimin tjetër Çekia fitoi 1-0 me Ishujt Faroe.

Në këtë situatë, Shqipërisë i mjafton vetëm 1 pikë në dy sfida e fundit në muajin nëntor për të qenë pjesë e evropianit gjerman.

Takimi më i rëndësishëm do të jetë ai në Moldavi, pasi ata renditen në vendin e tretë me 9 pikë,4 më pak se kuqezinjtë.

Sakaq ndeshjen e fundit do ta luajmë në shtëpi, përballë Ishujve Faroe për të festuar kualifikimin dhe ndoshta vendin e parë në grup.