Deklarata e kapitenit Karabeci: Dëshira jonë, të vazhdojmë me Ze Marian

604
Në një deklarim mediatik, kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, veç kënaqësisë për arritjen e suksesit, ka folur edhe për trajnerin Ze Maria, i cili pas përfundimit të ndeshjes me Pogradecin u largua menjëherë nga stadiumi, duke ju lënë shteg aludimi jo vetëm mediave, për një krisje me presidentin Halili. “Duke folur si kapiten i ekipit të Tiranës, ju them se dëshira jonë është që ne të vazhdojmë me Ze Marian. Por kjo punë i takon presidentit dhe trajnerit për të gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre, dhe këtu nuk besoj se ka ndonjë moment të veçantë. Trajneri Ze Maria është me eksperiencë dhe mund ta ndihmojë shumë Tiranën në Superiore”, ka theksuar kapiteni bardheblu, Erando Karabeci.
Sigal