Gol i “çmendur” nga Spanja, mesfushori i Valencias trondit Oblak me një “predhë” (VIDEO)

233
Sigal

Një nga golat më të bukur të këtij sezoni u shënua sot në sfidën e kampionatit spanjoll Atletiko Madrid-Valencia. Mesfushori serb i “Los Che”, Uros Raçiç realizoi një gol fantastic ndaj madrilenëve “bardhekuq”.

Pasi merr një top nga krahu i majtë i fushës, 22-vjeçari godet me përpjekjen e parë me këmbën e majtë nga mbi 20 metra distancë nga porta dhe mposht porterin e Atletiko Madridit, Jan Oblak.