“Ruleta” e penalltive nxjerr fitues Skënderbeun

536
Sigal

Pas dy finaleve të humbura, korçarët fituan për herë të parë Superkupën në një finale dramatike

Skënderbeu e fitoi për herë të parë Superkupën e Shqipërisë, pasi mposhti 4-3 Laçin nga gjuajtjet e penalltive, pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan me rezultati e barabartë 1-1. Kroati Pero Pejiç shënoi një gol të shpejtë për Skënderbeun në minutën e 7-të, teksa për Laçin barazoi bashkatdhetari i tij, Stipe Buljan, në minutën e 93-të. Të dyja skuadrat e mbyllën takimin me nga dhjetë lojtarë, pas kartonëve të kuq të dy nigerianëve: Çarlsit për kurbinasit dhe Orelesit për korçarët. Ky ishte është edicioni i 20-të i Supërkupës, teksa e Tirana e ka fituar atë dhjetë herë, më shumë se çdo ekip tjetër. Për Skënderbeun gaboi nga pika e bardhë braziliani Ademir, ndërsa për Laçin gabuan  Zefi (priti Shehi) dhe portieri Bakaj, ky i fundit gjuajti jashtë. Për Skënderbeun kjo është hera e parë që fiton Supekupën e Shqipërisë, një trofe që i mungonte “vitrinës” korçare, ashtu si dhe Kupa e Shqipërisë. Në fakt, katër herë kampionët e Shqipërisë ishin finalistë edhe në dy sezonet e fundit, por ata nuk arritën ta fitonin atë, duke humbur në të dyja rastet me Tiranën: si në Korçë (1-0, 2011) dhe në “Qemal Stafa” (2-1, 2012). Për Laçin ishte finalja e parë Superkupës. Kurbibasit mbërritën me statusin e fituesit të Kupës së Shqipërisë, trofe që e fituan për herë të parë në historinë e klubit. 20 finalet e luajtura deri tani të Superkupës së Shqipërisë kanë parë 15 trajnerë fitues: Sulejman Mema (2), Edmond Liçaj (2), Sulejman Starova (2), Shkëlqim Muça (2), Hulian Rubio (2), Mirel Josa (2) Bejkush Birçe (1), Dashamir Stringa (1), Vasil Bici (1), Miklosh Temeshvari (1), Dervish Haxhiosmanoviç (1), Enver Haxhiabdiç (1), , Zllatko Daliç (1), Ilija Lonçareviç (1) dhe Shpëtim Duro (1). Aventura e korçarëve vazhdon në fazën “play-off” të Ligës së Europës, ku shorti i ka vendosur kundër ukrainasve të Çernomorets Odesës (me të cilët luajnë Kristi Vangjeli dhe Elis Bakaj).

TRI FINALET  E SKËNDERBEUT

 

18.02.2011

SKENDERBEU-TIRANA 0-1

19.08.2012

SKENDERBEU-TIRANA 1-2

Tirana triumfon me nëntë lojtarë

19.08.2012

SKENDERBEU-LAÇI 1-1 (4-3 p)

 Josa bën bis

 Mirel Josa bëri një “bis” trofesh sezonalë me Skënderbeun, duke fituar titullin kampion me Skënderbeun dhe Superkupën e Shqipërisë. Në fakt, trajneri tiranas e ka fituar dhe një herë tjetër Superkupën, pikërisht me Tiranën në sezonin 2004-2005, kur fitoi me Teutën. Edhe atëherë gjithçka u vendos nga gjuajtjet e penalltive. Ndeshja e rregullt dhe shtesat përfunduan 0-0, ndërsa gjithçka u vendos nga “ruleta” e penalltive: triumfuan bardheblutë 5-4. Sezonin e kaluar, Mirel Josa, e humbi finalen 2-1 ndaj Tiranës së drejtuar nga spanjolli Hulian Rubio.

 Tetë ekipe fituese

 Skënderbeu shkroi për herë të parë emrin në “Librin e Artë” të fituesve të Superkupës, duke u bashkuar kështu me Dinamon (fituesja e parë në vitin 1989), Tiranën (rekordmene me 10 trofe), Flamurtarin, Elbasanin, Vllazninë, Partizanin dhe Besën.  Gjithsej, janë tetë ekipe që e kanë fituar Superkupën e Shqipërisë.

FINALET E

SUPERKUPËS

DHE FITUESIT

1989: DINAMO-Tirana 2-0

1990: FLAMURTARI-Dinamo 3-3 (5-4 p)

1991: FLAMURTARI-Partizani 1-0

1992: ELBASANI-Vllaznia 3-2 (me shtesa)

1994: TIRANA-Teuta 1-0

1998: VLLAZNIA-Apolonia 1-1 (5-4 p)

2000: TIRANA-Teuta 1-0

2001: VLLAZNIA-Tirana 2-1

2002: TIRANA-Dinamo 6-0

2003: TIRANA-Dinamo 3-0

2004: PARTIZANI-Dinamo 1-0

2005: TIRANA-Teuta 0-0 (5-4 p)

2006: TIRANA-Elbasani 2-0

2007: TIRANA-Besa 4-2

2008: DINAMO-Vllaznia 2-0

2009: TIRANA-Flamurtari 1-0

2010: BESA-Dinamo 3-1

2011: TIRANA-Skënderbeu 1-0

2012: TIRANA-Skënderbeu 2-1

2013: LAÇI-Skënderbeu 1-1 (4-3 p)

Pesë finalet me shtesa

 Janë pesë finale të Superkupës të vendosura pas kohës shtesë. E para është ajo e vitit 1990, kur Flamurtari dhe Dinamo barazuan 3-3, dhe më pas vlonjatët fituan 5-4 me penallti. Në vitin finalet e vitit 1992, Elbasani fitoi 3-2 pas kohës shtesë. Gjashtë vjet më pas, në 1998, Vllaznia fitoi me Apoloninë pas kohës shtesë: 1-1, ndeshja; 5-4 penalltitë. Në 2005, Tirana fitoi 5-4 me penallti, pasi ndeshja përfundoi 0-0. Kjo e djeshmja, Skënderbeu-Laçi, është e pesta. Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 1-1. Skënderbeu fitoi me penallti 4-3.

1990: FLAMURTARI-Dinamo 3-3 (5-4 p)

1992: ELBASANI-Vllaznia 3-2 (me shtesa)

1998: VLLAZNIA-Apolonia 1-1 (5-4 p)

2005: TIRANA-Teuta 0-0 (5-4 p)

2013: LAÇI-Skënderbeu 1-1 (me shtesa)

Mesfushori durrsak realizoi me një gjuajtje nga distanca. Jahmir Hyka, dopjetë në fitoren 11-0 të Lucernit

 Vila, super gol në “thriller”-in e Tripolit

 Goli i mrekullueshëm i realizuar nga durrsaku Emiljano Vila nuk i mjaftoi PAS Janinës të merrte një fitore të çmuar në barazimin “thriller” 3-3  kundër Asteras Tripolis, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të kampionatit grek. PAS Janina e katër shqiptarëve: Andi Lilës, Emiljano Vilës, Simon Rumbullakut dhe Arben Muskajt kaloi tri herë në avantazh, por po aq herë barazuan vendasit, teksa golin e fundit të takimit e realizoi Pol në minutën e 87-të. PAS Janina kaloi në avantazh me anë të Tsukalasit me penallti (11’), por pas dy minutash barazoi Usero po me penallti. Sërish kaloi PAS Janina në avantazh me anë të Çavezit (28’), ndërsa Asteras Tripoli barazoi me De Blazis. Emiljano Vila realizoi golin e tretë në minutën e 57-të, me një gjuatje të bukur nga distanca, duke mos i dhënë asnjë mundësi Gjeorgakopulosit për të frenuar sferën. Njëzet minuta më pas Pol i çoi shifrat në 3-3, për të mbyllur kështu dhe serialin e golave.

JAHMIR HYKA – Mesfushori shqiptar shënoi dy gola në fitoren 11-0 të Lucernit kundër FC Murten, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Zvicrës. Pjesa e parë u mbyll 6-0. Mesfushori shqiptar shënoi golin e 7-të (në minutën e 55-të) dhe të 11-të (të fundit) në 88-të. FC Murten është ekip i ligës së pestë zvicerane. Sipas portalit në internet, “Luzernerzeitung.ch”, Hyka i dha shumë freski lojës.

 TELI/AGOLLI – FC Karabak i Admir Telit dhe Ansi Agollit arriti një fitore të pastër 2-0 ndaj Khazar Lankaranit, në kampionatin azerbajxhanas. Të dy lojtarët e Kombëtares sonë e nisën takimin si titullarë. Gelashvili (26’) dhe Almeyda (61’) ishin autorët e golave.

DALLKU/JANUZI – Vorskla Poltava e dy kosovarëve të Kombëtares sonë, Armend Dallku dhe Ahmed Januzi, fitoi 2-1 në transfertë me Zorjan, në javën e 6-të të kampionatit ukrainas, në një takim të cilin Zorja e mbylli me nëntë lojtarë. Dallku dhe Januzi u ndëshkuan me karton të verdhë, ndërkohë që ky i fundit u zëvendësua në minutën e 62-të.

BERISHA – Kalmari i portierit të Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, pësoi një humbje të thellë në shtëpi 4-1 me Malmoen, në javën e 20-të kampionatit suedez. Malmoe shënoi nga dy gola në çdo pjesë loje. Kalmari e realizoi golin e nderit në minutën e 94-t (Lima).

BALAJ – Jagiellonia Bialshtok e sulmuesit shqiptar, Bekim Balaj, fitoi 3-0 në Kupën e Polonisë, në transfertën kundër Puszcza Nipololice. Golat: Gajos, Kuintana dhe Piatkovski. Balaj luajti deri në minutën e 78-të, i zëvendësuar nga Piatkovski.

Lacio e Kalmar drejt akordit për Berishën

 Orë vendimtare për transferimin e Etrit Berishës te Lacio. Pas një kalvari të gjatë në këtë merkato vere për të ardhmen e portierit të kombëtares më në fund duket se do të marrë zgjidhje e ardhmja e tij. Drejtuesit e Kalmarit dhe ata të Lacios do të takohen në orët në vazhdim për të mbyllur marrëveshjen mes tyre për kalimin e Berishës në kryeqytetin italian. Lajmi raportohet nga faqja ndërkombëtare e transferimeve, transfert.com.