Bill Clinton, miku i shqiptarëve sot mbush 67 vjeç

543
Sigal

Për kombin shqiptar, Bill Clinton është një mik i shtrenjtë dhe shumë i veçantë. Sepse ai ishte njeriu kryesor që inicioi mbështetjen ndaj Pavarësisë së Kosovës, Bill Clinton, ose me emrin e plotë William Jefferson Blythe i IV, është lindur më 19 gusht 1946 në Hope në shtetin federal Arkansas. Babain e tij Williama Jeffersona Blythea i III-të kurrë nuk e njohu, i cili ishte agjent tregtarë dhe humbi jetën në një fatkeqësi komunikacioni disa muaj para se të lind Billi. Pas vdekjes së babait Billi dhe nëna e tij kuptuan se babai i tij ishte i martuar edhe me së paku tri gra tjera në të njëjtën kohë dhe se Billi e kishte edhe një vëlla dhe një motër nga babai, të cilët kurrë nuk i takoi. Pasi nëna e tij u martua, Billi e mori emrin William Jefferson Clinton. Si fëmijë i vogël Billi jetoi më të ëmën, Virginia Cassidy Blythe dhe me prindërit e saj në Hope. Kur Billi mbushi një vjeç e ëma e tij shkoi në New Orleans për t’u shkolluar për infermiere-anesteziologe dhe dy vitet në vijim për Billin ishin kujdesur prindërit e së ëmës. Kur Billi i kishte mbushur 4 vjeç e ëma e tij ishte martuar me Rogera Clintonin, më vonë shitës i automobilave në Hope. Dy vite më vonë prindërit ishin shpërngulur në Hot Springs në Arkansas. Jeta për Billin dhe të ëmën e tij aspak nuk ishte e lehtë. Rogeri ishte alkoolist dhe bixhozxhi dhe shpesh paratë e fituara i humbte duke luajtur bixhoz, jo vetëm të tijat, por edhe të bashkëshortes së tij. Ndonjëherë edhe e kishte rrahur dhe keqtrajtuar gruan e tij ndërsa Billin dhe vëllai i tij më i vogël Rojer Junorin, i cili kishte lindur në vitin 1956 i keqtrajtonte verbalisht. Billi ishte shumë i lidhur me të ëmën e vet dhe nganjëherë ishte munduar ta mbronte të ëmën nga njerku, i cili e rrihte. Kjo e solli edhe deri te konfliktet serioze me njerkun e tij. Si nxënës i shkollës së mesme, Billi më në fund u pajtua me njerkun e tij, i cili vdiq nga kanceri në vitin 1967. Clintoni dy vite vijoi shkollën katoliko-romake para se të regjistrohet në shkollën publike në Hot Springs. Ishte nxënës tërheqës dhe me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 1963 pas vitit të parë të gjimnazit, Clintoni ishte zgjedhur njëri nga dy përfaqësuesit nga Arkansasi në programin e qeverisë për student në Boys Nation. Në kuadër të këtij programi ishte debatuar për të drejta e  qytetarëve. Me këtë rast në kuadër të këtij programi takohet me Kryetarin J.F. Kennedy në Shtëpinë e Bardhë. Clintoni kreu gjimnazin në vitin 1964 dhe u regjistrua në universitetin Georgetown në Washington, ku zgjoi interesim për marrëdhëniet ndërkombëtare. Gjatë gjithë shkollimit çdo herë ishte zgjedhur kryetar i klasës. Gjatë shkollimit ishte i angazhuar të ndihmonte në punët e komitetit të Senatit për punë të jashtme, të cilat i udhëhiqte senatori William Fulbright, demokrati nga Arkanzasi. Clintoni ishte admirues i tij, sepse kritikonte rreptë përzierjen amerikane në luftën e Vietnamit. Clintoni, gjithashtu, ishte simpatizues i lëvizjen zezake të viteve të 1960. Pas vrasjes në vitin 1968 të Martin Luther King (disa ditë para se ta kryej shkollimin), – që shkaktoi kryengritjen e zezakëve në disa qytete amerikane – Clintoni ishte vullnetar për të ndihmuar në ushqim dhe veshmbathje për njerëzit që kishin mbetur pa shtëpi. Gjatë vitit të dytë të studimeve Clintoni fitoi bursën e Rhod dhe shkoi në universitetin e “Oxford”-it në Angli për dy vjet. Në vitin 1970 Clintoni u regjistrua në Fakultetin Juridik në universitetin e “Yale”. Shkollimin e pagoi duke punuar në punë të ndryshme. Këtu takoi Hillary Diane Rodham nga Çikagoja. Clintoni u diplomua për Juridik në vitin 1973 dhe shkon në Fayetteville në Arkansas për të ligjëruar në Fakultetin Juridik të Arkanzasit me Hillarin u martuan 19.11.1975 të vetmin fëmijë kanë Chelsea Victoria Clinton të lindur më 27 shkurt 1980. Pas diplomimit nga Yale Law School, Clinton u kthye në Arkansas dhe u bë profesor në Universitetin e Arkansas-it. Një vit më vonë, ai kandidoi për Shtëpinë e Përfaqësuesve në vitin 1974. Pa opozitë në zgjedhjet e përgjithshme, Clinton u zgjodh në Arkansas Prokurori i Përgjithshëm në vitin 1976. Clinton, si i sapo zgjedhur Guvernatori i shtetit Arkansas takohet me Presidentin Jimmy Carter në vitin 1978. Më vonë ai u bë për dy mandate President i Amerikës.