Albin Kurti i premton Turqisë rishikimin e vendimit për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem

138
Sigal

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosja, kandidat për postin e kryeministrit të ri të Kosovës i ka premtuar ambasadorit turk rishikimin e vendimit për hapjen e hapjes në Jeruzalem.

Sipas mediave në Kosovë, Kurti pati sot një takim me ambasadorin e Turqisë Çaëri Sakar dhe sekretaren e dytë të Ambasadës, Dilara Köseoëlu.

Në një njoftim nga Vetëvendosja thuhet se ambasadori uroi kryetarin Kurti për rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se ai dhe Turqia janë të interesuar të thellojnë bashkëpunimin me qeverinë e ardhshme, në anën tjetër Kurti thuhet se e falënderoi ambasadorin për vizitën, si dhe për letrën e urimit nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ai e informoi ambasadorin për prioritetet e qeverisë së tij dhe potencoi se në raport me Turqinë do të fokusohet në shtimin e marrëdhënieve tona bilaterale, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Sa i përket çështjes rreth vendosjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, Kurti tha se njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe mundësi e mirë për zhvillim, ndërsa rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet, duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje.

Në fund, të dy u dakorduan që porsa të formohen institucionet e reja të legjislaturës së tetë do të vazhdojë bashkëpunimi në mes të dy vendeve mike.

 

Njoftimi i Vetëvendosjes për takimin : 

Sot, Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj, në zyret e Lëvizjes priti Ambasadorin e Turqisë, z. Ça?ri Sakar, dhe sekretaren e dytë të ambasadës, znj. Dilara Köseo?lu.

Ambasadori uroi Kryetarin Kurti për rezultatin e zgjedhjeve duke theksuar se ai dhe Turqia janë të interesuar të thellojnë bashkëpunimin me qeverinë në ardhje. Kryetari Kurti e falendëroi Ambasadorin për vizitën, si dhe për letrën e urimit nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an.
Kryeministri në ardhje, Kurti e informoi Ambasadorin për prioritetet e qeverisë së tij dhe potencoi se në raport me Turqinë do të fokusohemi në shtimin e marrëdhënieve tona bilaterale, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Sa i përket çështjes rreth vendosjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, Kurti tha se njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme për Kosovën, dhe mundësi e mirë për zhvillim, ndërsa rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje.

Në fund, të dy u dakorduan që porsa të formohen institucionet e reja të legjislaturës së tetë do të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona mike.