NOT/ Kupa e Shqipërisë për të Rinj dhe të Rritur zhvillohet sot dhe nesër në rrezet e vapës së korrikut. Flasin drejtuesit e FSHN-së, janë optimistë për gara me rivalitet
Urimi im si President i FSHN-së, është për të gjithë garuesit e trajnerët e tyre: Gara të mbara! Sfidë motit të nxehtë, por sfidë edhe me njëri-tjetrin në garë. Lufta sportive i sjell rezultatet e larta, dhe brenda këtyre rezultateve “fshihen” rekordet kombëtare.
Kalendar “përvëlues” ky i Kupës së Shqipërisë, pse po i qëndroni kaq besnik?
Sepse kalendari është shpallur që në fillimin e vitit dhe të gjithë ekipet e notarët e tyre janë të njohur me veprimtaritë, e besoj janë të përgatitur. Nuk është hera e parë që notarët përballojnë garat në të tilla kushte të nxehti, e po kështu edhe gjyqtarët.
Në këto kushte të motit të nxehtë, ju mendoni se në këto gara notarët do të japin më të mirën e tyre?
Mendoj se aty është “fshehur” më e mira. Shpresoj se, si meshkujt, ashtu edhe femrat, do ta sfidojnë këtë mot të nxehtë me rezultate të mira dhe me thyerjen e rekordeve kombëtare, të cilët gjithmonë janë shoqërues të garave në këtë pishinë.
Si një ish-notar elite, sa siguri keni që garat në kushte të tilla moti të nxehtë të zhvillohen normalisht?
Siguria është edhe garanci për zhvillimin e garave. Nga ana jonë si federatë janë marrë të gjitha masat organizative që kjo veprimtari të zhvillohet në kushte sa më normale. Dhe ashtu do të ndodhë, përvoja e ka treguar se gjithçka është në rregull.
Ju shpreheni shpesh para garave për thyerje të rekordeve kombëtare, nga niseni në këtë optimizëm?
Unë nisem nga tradita që notarët tanë kanë krijuar në garat të cilat zhvillohen në këtë pishinë 50m. Kjo është një Kupë ku marrin pjesë të Rinj e të Rritur (M-F), një veprimtari verore e rëndësishme e vitit 2025 dhe rekordet nuk do të mungojnë.
Do jenë shtylla e rekordeve notarët që kanë marrë pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare të këtij viti?
Mendoj se kjo pjesë e notarëve, janë më të pritshëm për të arritur rezultate të larta në këto gara. Sepse Noti është sport individual dhe suprizat janë gjithmonë bashkëshoqëruese për notarët. Por si zakonisht, do jenë gara të forta dhe të bukura.
Si e ka përgatitur FSHN-ja me masat e saj, zhvillimin e këtij kampionati kombëtar?
Masat organizative të federatës, nuk veçojnë masa kryesore dhe jo kryesore. Në gjithë axhendën e tyre, ne si FSHN jemi munduar të kemi garanci e siguri që garat të zhvillohen në normalitet e me cilësi, njëherësh edhe duke sfiduar motin e nxehtë.
Para startit të kampionati kombëtar, vlen t’u pyesim nëse ka ndonjë lajm të ri për infrastrukturën e Notit?
Deri tani kemi premtime, dhe shpresojmë që të hapet drita jeshile për një pishinë me standartet e kohës. Nga ana jonë si federatë janë bërë të gjitha planet dhe ja kemi përciellë edhe Ministrisë së linjës, por edhe në KOKSH dhe Kryeministrit.
Si President i FSHN-së, cili është urimi juaj për garat e Kupës së Shqipërisë në Tiranë?
Natyrshëm, urimi im është për të gjithë garuesit e trajnerët e tyre: Gara të mbara! Sfidë motit të nxehtë, por sfidë edhe me njëri-tjetrin në garë. Lufta sportive sjell rezultatet e larta dhe brenda këtyre rezultateve “fshihen” edhe rekordet kombëtare.
Kalendari Sportiv Veror 2025
Aktivitete Kombëtare
1.Kupa Shqipërisë 2025, Tiranë 10-11 Korrik
2.Kampionati Kombëtar Fëmijë, të Rinj e të Rritur (50m), Durrës 30-31 Gusht
3.Maratona mbarëkombëtare, Sarandë 7 Shtator
Aktivitete Ndërkombëtare
1.Festivali Europian për të Rinj, Shkup-Maqedoni e Veriut 20-26 Korrik 2025
2.Kampionati Botëror, Singapor 26 Korrik-3 Gusht 2025
3.Kampionati Botëror për të Rinj Otopeni-Rumani, 19-24 gusht 2025
PJESËMARRËSIT
Do të garojnë rreth 90 notarë për Meshkuj dhe Femra, përfaqësues të shtatë ekipeve nga Shqipëria

Ekipet pjesëmarrëse
AN “Te Stela”
Trajnerë:
Eduart Cane/ Sadik Mema
Tirana
Trajnerë: Arjan Fetishaj/
Keis Fetishaj
Partizani
Trajner: Dashamir Bregu
SK Teuta
Trajnerë: Gjergj Ngresi/
Jurgen Fici
Vlora Not
Trajnerë: Tomor Dano/
Evdhoksia Dano
Shkodra Not
Trajnerë: Kolë Shiroka/
Meri Shiroka
SK Flamurtari
Trajner: Orgert Muço
1
Kupa e Shqipërisë në pishinën 50 m, është veprimtaria e parë kombëtare verore në sportin e Notit për vitin 2025
2
Pas garave të Kupës, në datat 30-31 gusht 2025 do të zhvillohet Kampionati Kombëtar Fëmijë, të Rinj e të Rritur, 50m.
RREGULLORJA E KUPËS SË SHQIPËRISË
Kjo është Rregullorja e aktivitetit Kupa e Shqipërisë 2025 në pishinën verore 50 m, e cila duhet zbatuar nga trajnerët dhe notarët:
#Veprimtaria Kupa e Shqipërisë 2025, do të zhvillohet më 10 dhe 11 korrik pranë kompleksit të pishinave “AKUADROM”, pishina e hapur 50 m dhe me 8 korsi.
#Çdo notar mund të zhvillojë deri në katër gara individuale dhe tri ekipore.
#Çdo ekip ka të drejtë të marrë pjesë në një garë të vetme me tre notarë.
#Do të vlerësohen me pikë vetëm ata pjesëmarrës në gara, të cilët do të arrijnë normat e kategorisë së të Rinjve dhe të Rriturve, pasqyruar në tabelën përkatëse.
Trajneri i “Te Stela”, Sadik Mema: Vlerësim maksimal për Kupën

Për garat e Kupës së Shqipërisë, që do të zhvillohet në datat 10 dhe 11 korrik 2025, ekipet e notit “Te Stela” i kanë vlerësuar si pjesë e një aktiviteti veror shumë të rëndësishëm. Trajneri Sadik Mema, Mjeshtër i Madh, tregoi dje për gazetën “Telegraf” se, kanë bërë përgatitjet për rezultate të larta dhe rekorde kombëtare, duke e quajtur si një aktivitet të rëndësishëm. “Si çdo aktivitet tjetër kombëtar, edhe Kupa e Shqipërisë ka marrë vlerësimin maksimal nga notarët tanë. Do të kemi pjesëmarrje në çdo garë për secilën moshë, sepse edhe pjesëmarrja në gara është e gjërë”, kështu thekson tekniku Mema, i cili shprehet se ka disa notarë që janë kthyer nga garat e Kampionatit Europian, dhe së bashku me të tjerët do të kenë gjëndje të mirë fizike për garat. “Për ekipin “Te Stela”, duke qënë se është aktiviteti parë në pishinën 50 m, do të shihen diferencat dhe gjëndja e notarëve. Kemi disa notarë që morën pjesë në garat e Kampionatit Europian, dhe së bashku me të tjerët, stërvitja ka vazhduar rregulllisht dhe gjëndja është e mirë. Ne do syojmë Kupën si ekip dhe me notarët”, kështu e tregon Mjeshtri i Madh Sadik Mema, synimin e ekipit “Te Stela” për garat e Kupës së Shqipërisë.
Sekretarja e FSHN, Haxhija: Presim gara me rivalitet mes notarëve
Nga Agron KAJA
Sporti i Notit në Shqipëri, sikur po kërkon të sfidojë motin e nxehtë që ka pllakosur gjatë muajit korrik. Sepse Federata Shqiptare e Notit ka në kalendarin e saj vjetor zhvillimin e garave të Kupës së Shqipërisë në pishinën 50 m, në datat 10 dhe 11 Korrik 2025, Sekretarja e kësaj federate, Suela Haxhija, tregon për gazetën “Telegraf” se gjithçka është gati për zhvillimin normal të këtyre garave, dhe sipas saj, do jenë rreth 90 notarë Meshkuj e Femra që do të garojnë në këtë mot të nxehtë. “Bazuar në listat që na janë dërguar nga ekipet pjesëmarrëse, apo edhe nga pjesëmarrësit si individë, nga ana jonë si federatë është bërë edhe regjistrimi i tyre për garë. Do jenë rreth 90 notarë Meshkuj e Femra, e tashmë të gjitha listat me emrat e garuesve në Kupën e Shqipërisë janë zyrtarizuar. Presim që gjithçka të zhvillohet në normalitet dhe me rivalitet mes notarëve”, kështu e nisi bisedën Sekretarja e FSHN-së, Suela Haxhija, e cila më pas bën të ditur edhe Rregulloren e garës, si dhe Çmimet që federata do të ndajë në përfundimin e këtyre garave. “Si në çdo kupë tjetër të zhvilluar më parë, FSHN-ja ka bërë të qartë se si do të vlerësohen notarët për klasifikimin ekipor sipas pikëzimit. Kështu: 10 pikë vëndi parë, 8 pikë vëndi dytë, 6 pikë vëndi tretë, 5 pikë vëndi i katërt, 4 pikë vëndi i pestë, 3 pikë vëndi i gjashtë, 2 pikë vëndi i shtatë dhe 1 pikë vëndi i tetë. Ndërkohë që, për notarin dhe notaren më të mirë të Kupës, do të jepet kupa e titullit kampion, bazuar në shumën e pikëve FINA që seicili notar do mbledhë në dy garat individuale ku do të marrë pjesë. Ndërsa për ekipin më të mirë të këtij aktiviteti (M+F), do të jepet kupa e ekipit kampion, dhe për çdo garë, fituesit e tre vëndeve të para do të nderohen me Diplomën përkatëse”, ky është programi dhe rregullorja e zhvillimit të garave, në të cilat Sekretarja Haxhija tregon se do të marrin pjesë 7 ekipe, me rreth 90 notarë të teseruar nga FSHN-ja. Por ka edhe një të veçantë, ku në këtë Kupë mund të marrin pjesë edhe notarë të Federatës së Notit të Kosovës, si edhe notarë të federatave anëtare të LEN dhe FINA, por pa të drejtë kualifikimi.
Oraret e zhvillimit të garave, 10-11 korrik
PARADITE PASDITE
Nxemje 09:00-10-00 Nxemje 15:30-16:30
Garat 10:00 Garat 16:30
Do jenë rreth 90 notarë Meshkuj e Femra, ku të gjitha listat me emrat e garuesve në Kupën e Shqipërisë janë zyrtarizuar. Presim që gjithçka të zhvillohet në normalitet dhe me rivalitet mes notarëve

PROGRAMI I GARAVE

DITA E PARË
Datë 10 korrik 2025
PARADITE
200m Stil i Lirë/ M
200m Stil i Lirë/ F
100m Stil Flutur/ M
100m Stil Flutur/ F
50m Bretkocë/ M
50m Bretkosë/ F
400m Katërnotim/ M
400m Katërnotim/ F
50m Shpinë/ M
50m Shpinë/ F
PASDITE
50m Stil i Lirë/ F
50m Stil i Lirë/ M
200m katërnotim/ F
200m Katërnotim/ M
50m Flutur/ F
50m Flutur/ M
800m Stil i Lirë/ F
800m Stil i Lirë/ M
4X100m Staf. Mix/ F
4X100m Staf. Mix/ M
DITA E DYTË
Datë 11 korrik 2025
PARADITE
1500m Stil i Lirë/ F
1500m Stil i Lirë/ M
100m Bretkocë/ F
100m Bretkocë/ M
200m Flutur/ F
200m Flutur/ M
100m Shpinë/ F
100m Shpinë/ M
4X100m Staf.St. Lirë/F
4X100m Staf.St. Lirë/M
PASDITE
100m Stil i Lirë/ M
100m Stil i Lirë/ F
200m Shpinë/ M
200m Shpinë/ F
400m Stil i Lirë/ M
400m Stil i Lirë/ F
200m Bretkocë/ M
200m Bretkocë/ F
4X200m Staf.St.Lirë/ M
4X200m Staf.St.Lirë/ F
ÇMIMET E KUPËS SË SHQIPËRISË
Notarët dhe notaret që do të marrin pjesë në garat e Kupës së Shqipërisë në pishinën 50 m, do të vlerësohen për klasifikimin ekipor, bazuar në normat për të Rinj dhe të Rritur, sipas pikëzimit:10 pikë-vëndi i parë; 8 pikë-vëndi i dytë; 6 pikë-vëndi i tretë;5 pikë-vëndi i katërt; 4 pikë-vendi i pestë; 3 pikë-vëndi gjashtë;2 pikë-vëndi i shtatë; 1 pikë-vëndi i tetë. Për notarin dhe notaren më të Mirë të Kupës, do të jepet kupa e kampionit, bazuar në shumën e pikëve FINA që seicili notar do të mbledhë në dy garat individuale ku merr pjesë. Për ekipin (M+F) më të mirë, do të jepet Kupa e ekipit kampion. Për çdo garë, fituesit e tre vëndeve të para nderohen me diplomë.






















