Cikalleshi kalon testet në Turqi

500
Sigal

Sulmuesi kuqezi Sokol Cikalleshi ka kaluar me sukses testet mjekësore në ekipin e ri në Turqi, Istanbul Basaksehir. Pas arritjes së marrëveshjes mes palëve, Cikalleshi ka kaluar gjatë ditës së martë dhe testet mjekësore.

Cikalleshi kaloi nga Spliti i Kroacisë për në Turqi për 1.8 mln Euro dhe do të firmosë në Turqi një kontratë 3 vjeçare. Nga kontrata me Istanbul Bashaksehir Cikalleshi do të përfitojë rreth 500 mijë Euro në sezon.

Sulmuesi që këtë edicion do të marrë pjesë në Europa League me turqit do të tentojë një paraqitje të mirë për ta përdorur si trampolinë për një kampionat më të fortë.