Për Zylyftar Veleshnjen në Kongresin e Përmetit

871
Sigal

Enver Hoxha: Në Përmet erdhi dhe  Zylyftari e thirra menjëherë pranë dhe e përqafova trimin

Skënder Mustafaj

Zylyftar Veleshnja edhe i palgosur ishte nw presidium tw Kongresit tw Pwrmetit     

Lindi më 15 Gusht të vitit 1902 në Veleshnjë të Skraparit në një familje të varfër. I ati Rakipi dhe e ëma Kezja lindën gjashtë fëmijë Selmanin,Veliun, Zylyftarin Abdylin, si dhe dy vajza Xhevrikon dhe Xhurxhinë. Jeta e vështirë ekonomike e familjes,si dhe e bashkëfshatarëve lanë mbresa të pa shlyeshme në ndërgjegjen e Zylyftarit. Zylyftari donte shkollë, dëshira e tij ishte të mësonte,por kjo mbeti vetëm dëshirë. Mësoi të lexojë e të shkruajë gjuhën shqipe si autodidakt. Nevojat ekonomike e detyruan Zylyftarin të largohej nga vend lindja për të punuar gjetiu. Kudo që shkoi u lidh me patriotë dhe elementë përparimtarë; U lidh kryesisht me kushëririn e tij Riza Cerova. Kur ishte në Krumë me Rizanë, në vitin 1922, u njoh me Bajram Curin dhe Ali Kelmendin.Ngrohtësinë e dorës së Bac Bajramit do ta ndjente dhe pas shumë kohësh. Zylyftari ishte një luftar i vendosur i revolucionit të Qershorit 1924; Bashkë me Riza Cerovën merr pjesë në Lëvizjen e Fierit më 1935,pas dështimit të së cilës, për t’i shpëtuar persekucioneve arratisë në Greqi,ku dhe aty heq të zitë e ullirit,si i pa punë dhe i përndjekur politikisht. Arratiset nga Greqia dhe shkon në Jugosllavi, ku dhe atje vuan për punë dhe i persekutuar politikisht; Pas pushtimit fashist të Shqipërisë kthehet në atdhe, duke u bërë një veprimtar i qëndresës së popullit shqiptar kundër fashizmit. Vetëm pak pas formimit të Çetës të Skraparit më 14 mars1942,ai formoi Çetën territoriale me emrin Riza Cerova. Gjatë viteve 42-43, ai punon në zonën e Myzeqesë për krijimin e Këshillave Nacional-çlirimtare. Për veprimtari të shquar si luftëtar,në gusht të vitit 1943, Zylyftari u caktua nënkryetar i Shtabit të Qarkut të Beratit. Më 18 Janar 1944 në Qafën e Liqethit në Skrapar formohet Grupi partizan i Skraparit me komandant Zylyftar Veleshnja dhe komisar Iliaz Sevrani. Nuk kishin kaluar tre ditë nga formimit i Grupit ku në Tendën e Qypit, forcat e Grupit të Skraparit dhe të Brigadës së Parë Sulmuese zhvilluan një betejë të përgjakshme me nazistët gjermanë. Në këtë Betejë gjermanët pësuan shumë humbje; Në këtë betejë u plagos rëndë dhe Zylyftar Veleshnja. Edhe pse mbeti invalid, ai nuk e ndërpreu asnjëherë veprimtarinë e tij në shërbim të popullit e atdheut. Populli i Skraparit dhe  i Qarkut të Beratit që kanë punuar me Zylyftarin, kanë njohur tek ai partizanin, komandantin trim e sy pa trembur,komunistin e vendosur dhe propagandistin e palodhur. Vuajtjet dhe plaga e rëndë në këmbë nuk e ligështuan për as një moment Zylyftar Veleshnjën. Ashtu i plagosur ai zgjidhet e merr pjesë në Kongresin Historik të Përmetit në Maj të vitit 1944. Enver Hoxha në kujtimet e tij shkruan: Sapo më thanë se midis delegatëve ka ardhur në Përmet edhe Zylyftari e thirra menjëherë pranë e përqafova dhe më përqafoi fort. Ai e kishte këmbën në allçi dhe qëndronte me vështirësi, Kongresi e kishte vendosur në presidium dhe ai u  ngrit të diskutonte, i mbështetur pas një shkopi; Nga tribuna e kongresit foli trimi nga Skrapari. Kongresi e zgjodhi anëtar të Këshillit Nacional-Çlirimtar;

Pas çlirimit Zylyftari u ngarkua me përgjegjësi të ndryshme si Komandant i Qarkut të Beratit,kryetar i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Skraparit, nën kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Qarkut të Beratit; Ai është zgjedhur vazhdimisht deputet në Kuvendin Popullor,anëtar i i kryesisë i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë,kryetar i parë i Shoqatës kombëtare të Invalidëve të popullit Shqiptar. Në Korrik të vitit 1949 i jepet titulli lartë Hero i Popullit; Zylyftar Veleshnja u nda nga jeta më 27 Gusht të vitit 1977; U përcoll  me nderime nga banorë të Vlorës,Fierit dhe Beratit. Trupi i tij prehet në varrezat e Dëshmorëve të Beratit.

Zylyftar Veleshnja mbeti gjithë jetën një luftëtar besnik për çështjen e popullit,një figurë e pastër,njeri i dashur, që luftoi,punoi me popullin dhe për popullin. Ai është Nderi i Qarkut të Beratit