Prof. Dr. Bajram Hysa: Vepra e rrallë e Prof. Emeritus Dr. Hektor Çoçolit

180
Sigal

U mbushën 5 vjet nga dita kur pushoi se rrahuri zemra e një prej eminencave të Profesoriatit të Fakultetit të Mjekësisë, por edhe i mjekësisë shqiptare Prof Dr Hektor Çoçoli. Iku paqësisht nën përkujdesjen sublime tè gruas se tij tè mrekullueshme Lirkës, intelektuales elitare, gruaja qe e deshi deri ne adhurim; nuk shprehu asnjë fjalë, asnjë peng, asnjë porosi dhe amanet, Ai iku i qetë pa shqetësuar askënd ashtu siç jetoi me mirësinë e shpirtit të tij.
Prof Hektori ishte vërtet i veçantë: fisnik, shumë njerëzor, nuk urrente njeri, mbi të gjitha shumë kurajoz që i buronte nga kultura e përgjithshme dhe profesionale. Ishte i përkushtuar, por shquhej për përkujdesje të veçantë ndaj të afërmve të tij të zemrës, miqve, kolegëve, studentëve, por edhe për fjalët e ëmbla dhe humorin e tij të hollë. Gjithçka e tij na mungon.
Ka shkruar qindra artikuj, por ka botuar edhe libra profesionalë dhe kujtime, ashtu sikurse ka lënë një trashëgimi të madhe të shkruar dhe të pabotuar. Eshtë vështirë të gjesh një C/V të dytë për ta krahasuar me dikë tjetër.
Vetë Hektori ka lënë të shkruar falenderime në librin e tij, si më poshtë: “…Me këtë rast dëshiroj të falënderoj mësuesit, pedagogët, kolegët, studentët, institucionet, median, si dhe gjithë dashamirësit shqiptarë, por edhe të huaj, që kanë pasur mirësinë të shprehin vlerësimet e tyre përgjatë tërë karrierës sime si mjek…”
Puna dhe përkushtimi i Hektorit u vlerësuan nga institucionet shtetërore me tituj nderi, si:
– Këshilli bashkiak në Bajram Curri i dha titullin “Qytetar nderi i Bajram Currit” me vendim 16/1 datë 2-.-4.2006.
– Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës i dha titullin “Qytetar nderi i Gjirokastës” datë 15.10.2018.
– Urdhëri “Naim Frashëri” i Klasës II, VKM nr. 5994, Tiranë, dt.27.10.1994 dhënë nga Presidenti.
– “Profesor Emeritus” MASh, Tiranë, dt.3.6. 2008
– “Pena e artë” MASh, Tiranë dt.20.6.2008
– “Për kontribut të shquar në fushën akademike dhe shkencore” Certifikatë mirënjohje nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Tiranës, dhënë me rastin e 60-vjetorit të themelimit të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës; Tiranë, 21.09.2012
– 100 mjekët më të shquar të Shqipërisë gjatë periudhës 1962-2006
– Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë ju vendos emri një institucioni shëndetësor në Tiranë “Dispanceria e Sëmundjeve të Mushkërive Prof. Hektor Çoçoli” si dhe busti i tij u vendos në hyrje të godinës.

Për rrugën e mundimshme gjysëm shekullore të karrierës së një mjeku, i cili ka edhe një aktivitet të gjerë shkencor brenda dhe jashtë vendit, autor i mjaft artikujve e librave në fushën e mjekësisë, pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, Hektori është nderuar me tituj e grada shkencore etj. Ai është vlerësuar dhe nga miq, shokë, kolegë, ish studentë bashkëpunëtorë, pacientë e shumë dashamirës të tij.

Tituj dhe grada shkencore
– Kandidat i Shkencave Mjekësore (KShM), vendimi nr.34, datë 20.12.1980
– Docent (Doc) vendimi nr.77, datë 03.06.1983
– Doktor i Shkencave (Dr. Shk.), vendimi nr.351, datë 30.06.1993
– Profesor (Prof.) vendimi nr.11, datë 13.12.1994
– Profesor Emeritus vendim i MASh-it, datë 02.06.2008

Anëtar i këshillave shkencore dhe senateve akademike të institucioneve jashtë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës
– Anëtar i Shoqatës së Pneumologëve Shqiptarë (1970 e në vazhdim)
– Anëtar i Këshillit Shkencor të Ministrisë së Shëndetësisë. (1979-1983)
– Anëtar i Komitetit Kombëtar për Luftën kundër Tuberkulozit pranë Ministrisë së Shëndetësisë . (1995-2008)
– Anëtar i Këshillit shkencor të Institutit të Higjienës dhe Epidemiologjisë (1980-1986);
– Kryetar i KMCAP28-it (1989-2002) ;

Anëtarësia në organizma shkencorë ndërkombëtare dhe korrespondencat me ta
-Anëtar i Shoqatës së pneumologëve në gjuhën franceze (SPLF) që 20 janar 1994.
– Anëtar i Senatit akademik të universitetit privat “Kristal” 2011 -2014;
– Anëtar i Akademisë së Shkencave të Edukimit (që në shtator 2011-në vazhdim)

Anëtarësia në organizma shkencorë ndërkombëtare dhe korrespondencat me ta
-Anëtar i Shoqatës së pneumologëve në gjuhën franceze (SPLF) më 20 janar 1994. SOCIÉTÉ DE PNEUMOLOGIE DE LANGUE FRANÇAISE Siège social: 66, Boul. Saint-Michel, f – 75006, Paris
-Anëtar efektiv i Shoqatës italiane kundër tuberkulozit, sëmundjeve pulmonare dhe sociale, qe nga viti 1994;
-Anëtar i Shoqatës Shkencore dhe Mjekësore e Ftiziologëve në Rusi, që nga viti 1995;
-Anëtar i Bashkimit ndërkombëtar kundër tuberkulozit dhe sëmundjeve të mushkërive. (IUATLD1), Paris viti 1997.
-Anëtar i Bashkimit Mjekësor Ballkanik, më 10 qershor 1997.
– Anëtar i Akademisë së Shkencave të Neë York-ut, viti 1998.

Botimet, tekste mësimore
– “Tuberkulozi” (me ba), Tiranë,1977
– “Sëmundjet e brendshme për stomatologët”, (ba), Tiranë, 1979
– “Sëmundjet e brendshme”(për stomatologët), Tiranë,1988
– “Adenopatia trakeo-bronkiale në moshat e reja dhe të rritura”,
– Fjalori Enciklopedik Shqiptar (bp: fjalët në faqet: 195, 426, 850, 944, 1118) ,Tiranë,2008,2009
– Klinika dhe mjekimi i sëmundjeve të brendshme (ba. Për tuberkulozin), Tiranë,1990
– Kriteret orientuese për përcaktimin e aftësisë për punë të invalidëve për tuberkulozin dhe sëmundjet pulmonare jotuberkulare (ba), Tiranë, 1991
– Sëmundjet e mushkërive (ba), Tiranë,1993
– Sëmundjet pulmonare obstruktive kronike (ba), Tiranë,2002
– Sëmundjet e brendshme: Tuberkulozi (bp. prof.dr.Bedri. Bylyku), Tiranë,2007
– Sëmundjet e brendshme (tekst për mjekët stomatologë dhe farmacistë), Tiranë, 2010

….Nëpër duart e tij të arta kaluan me mijëra pacientë, të të gjitha moshave, të të gjitha shtresave, nga krahina të ndryshme. Ky mjek aq i devotshëm, me aftësitë e një ftiziatri të talentuar, ua ktheu frymën njerëzve që lëngonin në prag të vdekjes. Dhe këtë mision human e nisi sapo mbaroi studimet, në moshën 21-vjeçare, në një nga krahinat më të largëta e më të vështira të vendit, në Tropojë, nën hijen e rëndë të Alpeve shqiptare ku asokohe tuberkulozi merrte pa mëshirë e masivisht jetë njerëzish….
Prof. dr. Nasho Jorgaqi


KY ISHTE PROF. EMERITUS DR. HEKTOR ÇOÇOLI
Ai prehet i qetë në varrezat e “Sharrës” që prej 5 vitesh.
Në përfundim të këtij statusi, si mik i tij, si koleg, por edhe si ish dekan i Fakultetit tè Mjekësisë e them me bindje që Prof Hektor Çoçoli, hyn në kurorën e lavdisë të Profesoriatit shqiptar ne dekada dhe tè Mjekësisë shqiptare.