Masakrohen pyjet në Gramsh, qeveria hesht!

142
Sigal

Masakra mjedisore nuk është shumë larg qytetit tonë, shihet çdo ditë nga qytetarët edhe pse pyjet janë prej kohësh në Moratorium por në Gramsh vazhdon skema e Taulantit vazhdon loja e monopolit Bashkiak në çdo tender.

Mirëpo shkollat dhe kopshtet janë pa dru zjarri ku fëmijët e vegjël janë pa ngrohje në këto ditë të ftohta me përjashtim të disa shkollave apo kopshte që kanë kursyer nga vjet.

Këtë vit halli është te kjo fusha e druve dhe biznesi i tyre e jo te fëmijët e Gramshiotëve.

Sipas informacioneve që vijnë nga brënda bashkisë akoma nuk është bërë tenderi i druve të zjarrit, edhe pse pyjet e Gramshit vazhdojnë të rrafshohen prej kohësh dhe kjo fusha mbushet e zbrazet çdo ditë,ndërsa pushtetarët lokal dhe qëndror hedhin valle duke festuar arritjet në letra të tyre ku 20% është halli më i madh i tyre.
Furnizoni sa më shpejtë me dru zjarri shkollat , kopështet, çerdhet se ju futët plevitën fëmijëve e mësuesve,bëhuni njerëzor boll shikuat kush merr tenderin dhe sa lek ju jep por bëjeni e çoni drutë e zjarrit tek fëmijët.

Ja denoncimi: