Të lodhur nga palestra dhe asnjë rezultat? Këto janë 5 ushtrime fizike që duhet të ushtroni çdo mëngjes

1962
Sigal

Për të pasur trupin që përherë kemi ëndërruar duhet të ushtrohemi dhe koha e duhur për këtë është tani. Në këtë mënyrë, ju do të keni kohë të mjaftueshme për të hyrë në një rutinë stërvitje ngadalë dhe me ritmin tuaj, të mësoheni dhe deri në kohën pwr plazh,  ju do të jeni të lumtur të vishni bikinin tuaj të preferuar dhe të tregoni rezultatet e punës.

Nëse bëni 3 raunde të këtyre ushtrimeve të paktën 3 herë në javë, duke ndjekur një dietë të shëndetshme, do të befasoheni nga rezultatet që mendonit se nuk do t’i arrinit ndonjëherë.

 Burpees

Duhet të kuptoni se nuk mund të humbni peshë në një vend të caktuar duke bërë një ushtrim që fokusohet në ato muskuj. Ju humbni yndyrë në të gjithë trupin tuaj në mënyrë të barabartë, kështu që mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të shtoni disa kardio në rutinën tuaj. Burpees janë një stërvitje e plotë e pjesëve të trupit, që ju ndihmon të digjni shumë kalori në pak kohë.

Ura 

Ky ushtrim është i mrekullueshëm. Jo vetëm do ju ndihmojë për të përmirësuar formën dhe tonifikojë muskujt në disa zona njëkohësisht, por do forcojë shpinën tuaj duke ju larguar dhimbjet që mund të keni. Kjo është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kanë një punë në tavolinë.

Pompa

Pompat janë shumë të nevojshme për të tonifikuar trupin, krahët dhe barkun. Ky ushtrim merret me shumicën e muskujve në trupin tuaj të sipërm. Pak kohë duhet ta ushtroni dhe do të shikoni rezultate.

Squats

Squats janë miku juaj më i mirë, për forma perfekte. Kujdesi duhet të bëhet kur jeni duke e ushtruar, nuk duhet të përkuleni shumë përpara, gjunjët tuaj nuk duhet të jenë para këmbës tuaj. Ky ushtrim punon më tepër me pjesën e poshtme të trupit me rezultate të arritura në pak kohë.

Planks

Ky është ushtrimi ku duhet të përqëndroheni më tepër, sepse punon me muskujt e barkut, këmbët, krahët. Ju duhet të qëndroni në pozicionin e dhënën në foto dhe duhet të mundoheni të rrini ashtu për pak minuta, rezultati është i shpejt dhe do të ndiheni më mirë pasi ndihmon edhe në aparatin tretës.