“Gjermania është në humor të mirë”

492
Sigal

Qendërmbrojtësi i Gjermanisë, Mats Hummels, ka insistuar duke thënë se atmosfera në skuadër është rikthyer pas disfatës së pësuar në ndeshjen e parë të Botërorit kundër Meksikës.

“Atmosfera është shumë më e mirë, jemi duke u rikthyer në rrugën e duhur”, tha Hummels, transmeton Gazeta Express.

“Bisedimet që i kemi bërë ishin shumë të mira, biseduam për dobësitë tona dhe ato shpresoj që janë mbrapa nesh tashmë. Tani ne jemi duke shikuar se çfarë do të bëjmë në ndeshjen e ardhshme kundër Suedisë, ndeshja me Meksikën ka kaluar”, vazhdoi gjermani.

“Tani e dimë se ajo çfarë duhet të bëjmë është loja jonë në fushën e gjelbër. Të gjitha gjërat tjera rreth nesh janë të rëndësishme por loja në fushë është më e rëndësishmja për ne”.