Policia greke ndalon babë e bir, sapo kishin blerë drogë nga shqiptarët

731
Sigal

Policia greke është vënë në ndjekje të një automjeti që vinte nga kufiri shqiptaro-grek.

Automjeti u arrit të kapej në Amfiloxia dhe pas kontrollit të tij u gjetën dhe sekuestruan 79 kg 680 gram marijuanë.

Në pranga kanë rënë babë e bir, 52 dhe 29-vjeç, të dy grekë, të cilët e kishin marrë drogën në kufirin e gjelbër nga shtetas shqiptarë dhe do e çonin në Athinë kundrejt pagesës.