Messi do festojë ditëlindjen e 31, Rusia surprizë të veçantë për yllin argjentinas

466
Sigal

Leo Messi më 24 qershor do të festojë 31-vjetorin e lindjes dhe duket se do të ketë një festë të veçantë nga organizatorët e Kupës së Botës.

Për sulmuesin e Argjentinës është meduar një tortë me peshë 3.5 kilogramë, si edhe një kopje e Kupës së Botës, punuar me një qeramikë tradicionale ruse. Lajmi është konfirmuar nga Departamenti i Sportit në Moskë për mediat ruse.

Argjentina sot në mbrëmje do të zbresë në fushë për të luajtur ndeshjen e dytë, përballë Kroacisë në Nizhny Novgorod Stadium.