Rudina Hajdari: Mbi 50 mijë qytetarë firmosin për ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor, që ka monopolizuar pushtetin

588

Deputetja Rudina Hajdari është  pro ndryshimit të sistemit zgjedhor, mblidhen 50 mijë firma

Pasi mblodhën mbi 50 mijë firma qytetarësh me të drejtë vote, përfaqësues të Nismës Thurje i dorëzuar bashkëkryetares së Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, propozime që synojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Nisma thurje kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të votohet me një sistem zgjedhor proporcional kombëtar me lista të hapura deputetësh. Rudina Hajdari prej kohësh ka mbështetur idenë e ndryshimit të sistemit zgjedhor, gjë që pati mundësinë ta përsëriste edhe një herë para mediave. Shoqëria civile ka dorëzuar në Kuvend 50 mijë firma të qytetarëve si dhe draftin me propozime për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Pavarësisht se opozita kërkon sistem me lista të hapura, mazhoranca nuk ka treguar interes për ta pranuar një kërkesë të tillë.

Një vit para zgjedhjeve të 2021, Rudina Hajdari bashkë me Ralf Gjonin po bëjnë të gjitha lëvizjet për të gjetur mënyrat për të rihyrë parlamentit të ri.

Nisma Thurje i ka dorëzuar bashkëkryetares së Komisionit të Reformës Zgjedhore propozimin për ndryshimin e sistemit në proporcional kombëtar me lista të hapura së bashku me 50 mijë firmat e qytetarëve.

Endri Shabani: Ky parlament të  tregoi që voton një ligj për qytetarët shqiptarë, që vjen nga qytetarët shqiptarë dhe që zgjidh problemin e qytetarëve.

Ndryshimi i sistemit ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e disa prej deputetëve të opozitës së re, si mënyra e vetme për t’i hequr autoritetin absolut që sipas tyre kanë kontroll total mbi listat e deputetëve.

Bashkëkryetarja e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore Rudina Hajdari: Falënderoj çdo qytetar që i është bashkuar kësaj nisme për të ndryshuar sistemin aktual që ka bërë bajraktarë 3-4 veta, që kanë zaptuar Shqipërinë dhe nuk e lënë të ecë përpara. Pyetjes nëse do t’i bashkohet Nsmës Thurje dhe më pas të hyjnë në zgjedhje si parti Rudina Hajdari preferon të heshtë. Në draftin e dorëzuar në komisionin e reformës zgjedhore propozohet edhe krijimi i kushteve për votën e emigrantëve, ndërsa për listat e kandidatëve të paraqitura nga partitë politike, të cilët nuk zotërojnë një mandat në Kuvend duhet të mbështeten nga jo më pak se 1 mijë zgjedhës.  Ndërsa pak ditë para mbylljes së vitit 2019, ka qenë deputeti Myslim Murrizi që ka depozituar në Kuvend të njëjtin propozim për ndryshimin e sistemit në proporcional Kombëtar me lista të hapura.