Evdal Nuri: Ankthet e vitit që lamë pas…

969
Sigal

 Tek ne korrupsioni fillon nga roja e spitalit, tek polici e deri në majë të pushtetit

 Ankthet e vitit që lamë pas…?

Evdal Nuri

  • Ankthet, shoqërojnë jetën tonë …?!
  • Ato tek ne përfshijnë gjithë jetën, ekonomike, politike, shoqërore, familjare, shëndetësore, sociale. Janë aq të shumta, sa zëvendësojnë njëra-tjetrën. Së fundi, tërmeti i vuri kapakun anktheve të këtij viti. Ai ishte pika e fundit e “gotës së derdhur”. Të tmerruar e në ankth njerëzit u larguan nga qytetet. Një fqinja ime fjeti disa ditë në makinë! Gruaja, kur lëviz në krevat, bërtet, “tërmeti!” Jemi si popull në ankth! Pse ndodh kështu? Nipi që kaloi Vitin e Ri këtu më tha: “Ju gjendeni në ankth të vazhdueshëm. Ju ka mbytur varfëria e korrupsioni. Edhe në Itali ka korrupsion, por në nivelet e larta. Qytetarët e thjeshtë nuk e ndjejnë. Shërbimet janë të garantuara. Tek ju fillon nga roja e spitalit, tek polici e deri në majë të pushtetit.” Akthi është një përjetim i përditshëm që prek çdo njeri për faktorë të ndryshëm dhe, që dikë e godet më shumë e të tjerë më pak. Ata janë shfaqje patologjike që godasin humorin e mirë që kanë njerëzit. Në fakt, ankthi kalon kur ngjarja që e ka shkaktuar nuk vepron më. Fjala vjen, ke ankth kur ke provim, kur i shpreh dashurinë dikujt, kur pret përgjigjen e një analize. Kur kalojnë këto kalon dhe ankthi. Një miku im ishte në ankth se do të hiqte dhëmballën. Mbesa kur udhëton me avion gjendet me ankth! Banorët që janë stresuar në hotele nga tërmeti janë në ankth, se ku do të shkojnë?! Ata të “Astirit” jetojnë në ankth të vazhdueshëm për shtëpitë që do t’iu prishen etj!
  • 2-Faktorë që të çojnë në ankth

Shumë çrregullime fizike dhe psikike ndikojnë të keni probleme me gjumin, ndërsa çrregullimet me ankthe janë disa prej tyre. Gjithçka që e mendoni, e bëni në mënyrë negative. Madje edhe kur jeni tepër të lodhur, nuk mund të flini. Nuk keni vullnet për jetën, bini në depresion, mbylleni në shtëpi e në kokën tuaj, nuk shihni dalje nga kjo situatë e krijuar. I refuzoni njerëzit që ju rrethojnë, nuk dilni me shokë, ndërsa as familjen nuk e lejoni t’ju ndihmojë. Në ankth është shumicën e njerëzve. Për varfërinë, krimin, aksidentet, shëndetin, pasigurinë e tjerë. Vetmia mund të jetë një nga llojet më të përhapura të ankthit, sidomos te femrat, mund të shkaktojë një ndjesi të padëshirueshme. Ankthi është më i vogël te personat çift. Dëshirat e parealizuara të çojnë në ankth. Një dashuri e pafat, mos realizimi i dëshirës për një profesion, punë, shtëpi e tjerë. Arsye tjetër që i bënë njerëzit me ankth është dhe plakja. Një zakon i përhapur te shumë prej nesh, dëshira për të mbetur gjithnjë të rinj, është padyshim një ankth.

Faktorë të tjerë që rrisin rrezikun për ankth

Gjenetika: 28% të rasteve me ankth kanë origjinë trashëgiminë.

Aspekti social: Nëse njerëzit nuk ndihen rehat me njerëz të tjerë kjo mund të rritë edhe më shumë ankthin. Aspekti psikologjik: Pamundësia për t’u përshtatur kushteve të punës mund të rrisë ankthin.

Abuzimi: Rastet e abuzimit me substanca si alkooli, droga apo kafeina. Diagnostikimi në pritje: Për ndonjë sëmundje si kanceri apo problemet me depresion mund të rrisin rrezikun për ankth.

3-Simptomat e ankthit

Ankthi është shpesh një reagim i përgjithshëm emocional ndaj stresit. Ai përcaktohet si një frikë ndaj kërkesave që i bëhen një individi, kur ai s’di me saktësi ç’janë këto kërkesa. Shenjat apo simptomat ndryshojnë nga personi në person dhe varen nga niveli dhe çrregullimi i ankthit që kanë. Personat nën ankth vuajnë ndjenjën e mbytjes në fyt, lëmsh në stomak, mpirje të gjymtyrëve, mpirje në kokë, frikën nga vdekja, frika se po çmenden, nervozizëm, pagjumësi, dhimbje koke, dridhje, tension muskulor etj. Ata e kanë të vështirë të përqendrohen, mund të jenë të irrituar apo nervozë, mendojnë më të keqen, shohin për shenja rreziku, bëjnë lidhje të gabuara të gjërave, ekzagjerojnë pasojat e një fakti, si dhe japin përfundime pa prova. Ka raste kur nuk dalin pa shoqërinë, duke u mbyllur në vetvete. Personi në gjendje ankthi mendon, se dikush e ndjek vazhdimisht. Shpesh ka një frikë të tepruar e të paarsyeshme ndaj një ngacmimi të jashtëm. S’ka aspak vendosmëri për të kryer një punë apo për të kapërcyer një vështirësi. Jeton me ndenjën se diçka e tmerrshme do t’i ndodh. Kohëzgjatja varion disa minuta ose orë, duke u përsëritur disa herë në ditë apo javë e ndofta muaj. Tipike ankthet janë tek të rinjtë, sidomos tek femrat. Ankthet shoqërohen me një ndjenjë të theksuar frike, që krijojnë shqetësime në jetën e përditshme. Frika nga ndonjë sëmundje disa i bënë qesharak, duke larë duart ose fytyrën sa herë kur takojnë njerëz. Si rezultat, ata që vuajnë nga çrregullimet e ankthit shpesh kanë kaq frikë se mos i keqkuptojnë, sa përpiqen ta fshehin problemin. Kjo mund të sjellë ndjenja faji që e keqësojnë gjendjen e tyre emocionale. Prandaj, është jashtë mase e rëndësishme që familja dhe miqtë t’i mbështetin. Kjo varet dhe nga natyra e njeriut dalë nga kodi gjenetik. E theksojë këtë se ka dhe njerëz që s’e çajnë kokën fare për asnjë nga këto që thamë.

4- Çfarë ndërlikimesh sjell ankthi?

Ankthi i pakontrolluar mund të shpërthejë apo përkeqësojë sëmundjet shkaktare apo sëmundjet bashkëshoqëruese. Ankthi i pa mjekuar mund të precipitojë në çrregullime të humorit dhe probleme të të menduarit, çka e bën individin të kufizohet nga një sërë aktivitetesh, prish cilësinë e jetës deri në izolim social. Dallohen disa lloj çrregullimesh ankthi, ku ndër to mund të përmendim:

Ataku i panikut, që përshkruhen si episode të menjëhershme, intensive e të shkurtra frikë e terrori, që shfaqen me ose pa situata specifike nxitëse. Shpesh njerëzit kanë ndjenjën se janë duke vdekur, fobitë shfaqen si reagime frike intensive që shpërthehen nga situata apo objekte të veçanta, si lartësitë, mjediset e mbyllura, avionët, merimangat, gjarpërinjtë etj.

Ankthi social, i cili shfaqet në formën e frikës nga një situatë e sikletshme e mundshme në shoqëri. Të tilla situata janë diskutime në grupe të vogla, takime, festa e sporte. Kjo traumë përjetohet herë pas here në formën e kujtimeve dhe ëndrrave të frikshme. Këto ishin disa karakteristika të ankthit që në shoqërinë tonë janë prezent në të gjitha moshat e në të dy sekset. Festat e zbukurime në raste festa, ndikojnë pozitivisht në ankthet, por këto janë elemente formalë, ndërsa ankthi zhduket duke eliminuar shkakun që e ka krijuar!

Sjelljet e çuditshme të njerëzve që vuajnë nga ankthi

  • Duan të grisin veshjet e trupit

 

  • Mbulojnë fytyrën e mbyllin sytë
  • Përqendrojnë shikimin në një vend
  • Vënë duart në kokë duke menduar gjatë

 

  • Iu sillet Bota vërdallë