“Na kanë ofruar iPhone X”,vazhdojnë përpjekjet e dështuara për “blerjen” e studentëve

695
Sigal

Prej ditësh tashmë studentët kanë treguar forma të ndryshme, që sipas tyre, janë munduar t’i blenë, kërcënojnë apo shantazhojnë.

Ndërkohë edhe gjatë mbrëmjes së sotme një grup prej tyre vazhdon të qëndrojë në të ftohtë jashtë ambienteve të Kryeministrisë.

Një prej studentëve tregoi presionet e ndryshme që ju janë bërë për t’u tërhequr nga protesta. Ndër të tjera, ai përmendi gjithashtu se u janë ofruar edhe iPhone X.

Ai u shpreh:

Forma të tilla blerja, shantazhe apo FRESH. Sigurisht që kemi pasur presione. Po të pyesësh studentët thonë se u janë ofruar Iphone x dhe forma të tjera shantazhi. Telefona, para. U janë kërcënuar me heqje të prindërve nga puna. Këtë radhë i ka ardhur fundi. Besoj se në 30 vjet kjo është protesta më e rrallë në Shqipëri. Ne durojmë. I ftohti nuk na bën gjë. Kryeministri po flet në Surrel. Ne jemi këtu në minus 2 gradë. Ata që janë më rezistentë dhe nuk kanë punë do të qëndrojnë këtu. Ka 30 vjet që Shqipëria lëngon.Jo vetëm kryeministri por e gjithë klasa politike e ka kuptuar se i ka ardhur fundi. Nuk mund të vazhdojmë më. Nesër do të jemi përsëri këtu në orën 10. I bëjmë thirrje edhe të gjithë shqiptarëve që të bashkohen këtu. Kjo është detyrë t’i bashkohesh kauzës tonë, jo vetëm për studentët por për të gjitha kauzat e shoqërisë.”