Masakrën me të dhënat personale do ta kishte zili edhe Haxhi Qamili

451
Sigal

Heshtja e turpshme pas skandaleve të Patronazhistëve, të dhënave të pagave dhe targave të automjeteve nga ana e Komisionerit për të D.I.M.DH.P, shënon edhe kapitullimin pa kushte të shtetit, i cili ka shpenzuar miliona euro nga paratë e taksapaguesve për sigurinë e informacionit të qytetarve

Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale,  Besnik Dervishi  i jep  mend edhe botës se si ruhen të dhënat, por masakra e vjedhjeve dhe ‘shpartallimit’ të tyre  në Shqipëri do ti kishte zili edhe Haxhi Qamili. Ndërkohë që Komisioneri Dervishi në vend që të dilte publikisht në kohën e skandalit të “Patronazhistëve” dhe ti kërkonte shqiptarëve mbrojtjen e të dhënave të tyre me çdo mënyrë dhe mjet, pasi qytetarët e kanë zgjedhur si “avokatin” e këtyre të dhënave , u mjaftua me deklaratë paçavure ku kërkonte heqjen e listave nga rrjetet sociale. SPAK mbylli proçesin e hetimit ,pa fajtor dhe përsëri Komisioneri Dervishi hesht nga frika se mos i heqin  kolltukun nga menderet. Në datat 21-24 tetor 2019, zhvilloi punimet Konferenca e 41-të Ndërkombëtare e Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë, e cila u organizua nga Zyra e Komisionerit në Tiranë, Besnik Dervishi. Madje ai dha dhe një intervistë  për reporterët e prestigjioze britanike “Privacy Laws and Business” (PLB), të cilët ndoqën punimet. Ku jemi sot ? Çfarë mësoi Komisioneri shqiptar nga homologët ndërkombëtar ? Po për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian? Sot ne jemi para masakrës më të madhe dhe turpit për ata që e bënë dhe këta që kanë detyrë ti mbrojnë dhe ti denoncojnë në organet e hetimit. Denoncimi duhet të fillojë nga titullari më i lartë përgjegjës për administratën shtetrore deri tek nënpunësi më i ulët. Përse nuk bëhet transparencë për milionat e milardat e hedhura për sigurinë nga taksat e shqiptarëve? Po si ka mundësi që qytetarët paguanë taksa për PPP e shëndetsisë, plehrave dhe gjithçkaje në këtë vend dhe me këto para paguhen “papagallët” mediatik të orëve të natës. Që Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të jetë në lartësinë e misionit dhe detyrimit ligjor duhet të kërkojë llogari se shkuan paratë për tenderin 30 milion euro për gjoja mbrojtjen e të dhënave personale. Pse e bete këtë tender ? Është fatkeqësi për qytetarët e varfër të cilëve ju vodhën këto para si cdo gje tjeter ne kete vend.  Kjo shumë sipas denoncimit të opozitës ditën e djeshme është shoqëruar edhe me rreth 130 mln. euro të tjera për sigurinë e të dhënave personale. Përfundimisht paratë u bënë “rrush e kumbulla” ashtu sikurse rrezikohet të bëhen edhe pasuritë e shqiptarëve dhe jeta e tyre nga krimi i rrugës. Patronazhistët ishin vetëm fillimi i skandalit dhe këta masakër nuk mund ta mbyllë dot askush, as SPAK. Ndoshta në një të ardhme të shpejtë ,edhe ata që po i mbyllin do të mbajnë përgjegjsi penale për këtë “ortakëri”. Dalja e të dhënave me emrat e të punësuarve, pagat, vendet e punës, telefonat u shoqërua edhe me të dhënat personale dhe targat e automjeteve. Shpresojmë që në ditët në vijim të mos ketë skandale të tjera , me llogaritë bankare. Tenderat, PPP-të, lejet e ndërtimit, hipotekat, rojet e bizneseve dhe bankave, emrat e tyre dhe familjarëve, sms,  bisedat në rrjetet sociale dhe telefonatat online janë po kaq të rrezikuara nga kjo marrëzi dhe papërgjegjshmëri. Ata që i kanë nxjerë këto të dhëna dhe  përgjegjës për mbrojtjen e tyre, janë bashkëfajtor me segmentet e krimit, për shantazhimin e qytetarve dhe bizneseve. Shqiptarët u japin të dhënat qeverisë që të bëhet shtet, këta janë kthyer në banditë të paskrupullt.