Protesta në Shkodër, policia përplaset me deputetin demokrat. Ja arsyeja

687
Sigal

Protesta e sotme në Shkodër është shoqëruar me tensione mes policisë dhe qytetarëve, ndërsa këta të fundit shprehen se çdo ditë janë provokuarnga polica kur është bllokuar rruga hyrëse e qytetit.

Në përfundim të protestës mësohet se policia ka tentuar të shoqërojnë disa protestues por kane hasur në kundërshtinë e deputetit Bardh Spahia, i cili ka ndërhyrë duke mos lejuar që protestuesit të shoqërohen në polici. Mësohet se deputeti ka zhvilluar një debat të ashpër edhe me drejtorin e policisë Vehbi Bushati duke i kërkuar të mos afrohet dhe të lërë të qetë protestuesit.

I kontaktuar deputeti Bardh Spahia është shprehur se këto janë provokime të qëllimta të Policisë së Shtetit që duan të intimidojnë protestuesit në Shkodër të cilët vijojnë protestën e tyre të lirë në ditën e katërt të saj.