Sigal

Modelja e famshme, Gisele Bundchen ka shkruar një libër për jetën e saj dhe në të ka përfshirë historinë e dashurisë me Leonardo DiCaprio. Në një intervistë për ‘People’ Gisele Bundchen rrëfeu se ndarjen nga aktori e ka përjetuar në mënyrë të tmerrshme. Përgjatë kësaj përudhe ajo ka qenë nën ‘shoqërinë’ e alkoolit, panikut, depresionit e madje ka menduar të bëjë edhe vetëvrasje. 38-vjeçarja ka pranuar se ka kërkuar ndihmën e disa doktorëve për të kaluar gjendjen në të cilën ndodhej.

E pyetur për marrëdhënien që kanë sot, modelja tregoi se ata tanimë janë miq dhe kjo histori ka shërbyer si një mësim i mirë.

“Sot kemi një marrëdhënie shumë të mirë, jemi miq të mirë. Atë kohë ishim shumë të rinj dhe nuk funksionoi. Cilido që hyn në jetën tonë është si një mësues që na mëson diçka”,- u shpreh Gisele.

Gisel dhe Leonardo patën një histori dashurie, e cila zgjati rreth 5 vite.