Sigal

Plot 50 milion llogari në rrjetin social Facebook janë hakuar ditët e fundit, njoftoi rrjeti social këtë të premte. Një një postim në blog, Facebook shpjegon se hakerat kanë shfrytëzuar një hapësirë në kodin e rrjetit social për të patur akses në rreth 50 milion llogari.

“Ky është një problem shumë serioz dhe po merremi me të shumë seriozisht”, deklaroi shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg.

Hakerat kanë përdorur opsionin “Viewë As”, duke mundur të vjedhin rreth 50 milion “kode të hyrjes” në rrjesin social. Facebook njofton se i ka zëvendësuar 50 milion kodet dhe ka zëvendësuar gjithashtu 40 milion të tjera nga llogaritë që kanë përdorur opsionin “View As” gjatë vitit të fundit.

Zëvendësimi i kodeve nga Facebook kërkon që përdoruesit të vendosin edhe një herë të dhënat për të hyrë në rrjetin social, edhe nëse janë të loguar. Facebook njoftoi se ka vënë në dijeni për hakimin masiv edhe FBI-në.